• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 50-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident



Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” në Fier një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka humbur jetë. Viktima është rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar.

Shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *