• |
ide | kryesore

Albin Kurti: 30 mijë vende të reja pune në Kosovë gjatë dy viteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi në Kuvend arritjet dhe punën dy vjeçare të qeverisë së tij. Ai nënvizoi se fokusi ka qenë në forcimin e drejtësisë dhe në uljen e papunësisë në vend.

Kryeministri njoftoi se 30 mijë vende të reja pune janë hapur në dy vitet e fundit dhe se ka shpërndarë rreth 822 milionë euro në masa mbështetëse për qytetarët dhe bizneset.

Kurti përmendi si sukses dhe luftën ndaj krimit të organizuar, duke thënë se në veri janë mbyllur 16 rrugë ilegale për trafikim dhe kontrabandë. Sipas tij, policia e Kosovës ka shkatërruar 83 grupe kriminale me pjesëtarë të të gjitha etnive.

Kryeministri Kurti nuk përmendi si sukses të qeverisjes së tij dialogun me Serbinë apo politikën e jashtme. Gjithashtu foli edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në veri të Kosovës, duke paralajmëruar pasoja për të gjithë ata që cenojnë procesin.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *