• |
ide | kryesore

Vodhi para në bankën ku punonte, arrestohet 37 vjeçarja në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të policisë shtetasja me iniciale B. B., 37 vjeçe ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje duke shpërdoruar duke përdorur detyrën.

“Arrestohet një 37-vjeçare në Durrës pasi dyshohet se vodhi para në bankën ku punonte. 37-vjeçarja ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje duke shpërdoruar duke përdorur detyrën.

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *