• |
ide | kryesore

Sherr për një vajzë, 3 të plagosur në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje nga sherri që çoi në plagosjen e 3 adoleshentëve në Shkodër. Mësohet se gjithçka nisi në një lokal ku ishin ulur të rinjtë në lagjen ‘Qemal Stafa’ në Shkodër.

Raportohet se një nga tre të rinjtë që mbetën të plagosur, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë të dashurën e autorit të ngjarjes, 18-vjeçari Aldo Hasani. Kjo gjë ka irrituar 18-vjeçarin Hasani, ndërsa ka nisur konfliktet me të rinjtë, duke i plagosur me thikë.

18-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital. Ndër të tjera thuhet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *