• |
ide | kryesore

Abazoviç: Milatoviç të anulojë vendimin e Gjukanoviçit

-Instant, Lajme, Të fundit
Abazoviç



Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviç u shpreh se Milatoviç duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva, shkruan Vijesti.

Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviq të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.

Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor.



2 Comments

  1. KY Abazoviq ,eshte I njejt SI rama,Ali ahmeti,dhe thaqit,per fat te mire thaqit shkojn ku vete kerkoj …por keta te tre veq plumi I sqaron.Esat pasha nuk beri trathti ma shum SE thaqit e rama,Ne Kosove thaqi fali toke maqedonis ,malit zi,krejt pasurin e shiten,duke lyp haraq kush vjen me investu ne Kosove,ikun ne serbi dhe maqedonis,njejt eshte Shqiperia,hajdut ,trathtar te vendit .More trathtar Jon edhe at politikan qe vjedhin parat e popllit ,farferojn popllin,falin ni pjese te detit,..! Me kujtohet deklarata e ramsit ne Peje,kush nuk I beson thaqit eshte gomari,pra sipas nje analize del SE 80% te popullsise Kosoves jemi gomer,OOO ,o ram trathtari,gomari eshte ai qe vesh pantollat,o idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *