• |
ide | kryesore

Alibeaj zbardh takimin me Escobar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka zhvilluar ditën e sotme takime me liderët e opozitës së vendit, pas takimeve të ditës së djeshme me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka treguar se çfarë është diskutuar në takim.

Alibeaj shkruan se se gjatë bisedës janë prekur tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit.

Postimi i Alibeajt:

Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.

E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *