• |
ide | kryesore

Berisha: SHISH është rikthyer në kohën e Klosit. AMA nën kontrollin e plotë të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në sallën e Kuvendit se atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës ka përgjegjës Edi Ramën.

Berisha e vazhdoi këtë temë edhe në oborrin e Kuvendit. Ai implikoi edhe SHISH në këtë histori.

“Një nga organizimet më të shëmtuara për t’i marrë jetën një njeriu për fajin e vetëm se është kundërshtar i Edi Ramës. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Edi Rama konstaton se kudo po i rrëshqet toka nën këmbë dhe u kthye te praktikat më agresive të Partisë së Punës.

Edi Rama u kthye në genin e tij familjar që përbëhet nga xhelatë të intelektualëve shqiptarë. Vetëm me këtë mund të shpjegohet heshtja prej varri e Edi Ramës si porositës i aktit terrorist në Vaun e Dejës.

Kurrë një kryeministër, nëse do ishte dorëjashtë, nuk mund të heshte, por do ishte më i pari që do dënonte një akt, planifikimin e likuidimit politik të kundërshtarit politik. Por Edi Rama nuk e bën dot këtë, nuk do të kapë autorët sepse qëndron pas këtij akti.

Edi Rama ka falanga krimi qoftë në Policinë e Shtetit, me ndryshimet që ka bërë në SHISH, e ka rikthyer atë në kohën e Fatos Klosit kur ndërmerrte akte terroriste,” tha Berisha.

Ndërkohë në Kuvend, Berisha foli edhe për Autoritetin e Mediave Audiovizive.

“Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar.

AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Armela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës.

Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n.

E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën,” tha Berisha.

Menjeherë pas ketij sulmi nga Berisha ka reaguar edhe Desada Metaj tw cilit ai i referohej nw statusin e tij: “Dëgjova që më kishte përmend sot Berisha në parlament si produkt i marrveshjes Rama – Basha. Unë vërtet se kam pas fatin e zëdhënëseve të doktorit që ai i ka sistemuar në televizionet e Ramës dhe Veliajt me rroga të majme.
Thjesht vazhdoj të shkruaj si njeri i lirë e ca orë para se të fliste Berisha kam shkruar se ç’mendoj për të, për Ramen, Veliajn… madje dhe për Bashën”!



3 Comments

  1. KY PASKA SHKARE NGA LLOGJIKA. KOMENTUES GJERIZI,,,,BANAL, E MENXYRE FARE NGA VOKOBOLARI, NEJSE, KY ESHT ARSENALI I BIJEVE TE KURVIT. KLOSI, SHERBETOR BESNIK I NANOS, SH, I KUN E KTHEU NE ORIGJINE TE SIGURIMIT TE SHTETIT. I KTHEU TE GJITHE NE KETE INSTITUCION TE DEPOLITIZUAR. MOS HARRO SE NE KOHEN E KLOSIT , AZEM HAJDARIT IU BENE PLOT PESE ATENTATE NGA NJEREZIT E KLOSIT, ISH SPIUNE TEPUNESUAR ATJE, MOS HARRO DHE BOMBEN NDAJ S, BERISHES NE FSHATRAT E DURRESIT, KERPURDHA KLOSI DEFORMOI RRUGEN KOMBETARE TE SHIKUT EDHE GJATE LUFTES NE KOSOVE, SI DHE DREJTUESVE TE LDKse, QE ISHIN STREHUAR NE SHQIPERI, KUJTONI VRASJEN E KRAS IQIT, KUSH I ORIENTONTE ATENTATORET E IMPORTUAR TEK ISH ZERI POPULLIT. E SA, E SA RENDOJNE MBI KETE SKUTH.

  2. Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpuntorë me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

    Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militatët që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”Haloperidolin Xixa ke lajthitur per salihun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *