• |
ide | kryesore

U hodh nga dritarja e hotelit, mamaja e Ituma akuzon: “U fshinë sms, e mesazhet WhatsApp, dua të di përse”

-Instant, F1, Sport
Ituma



Telefonin e ndezi “por nuk kishte mbetur asgjë brenda. Mesazhet, libri i adresave dhe mesazhet WhatsApp ishin fshirë. Madje, ishte zhdukur edhe aplikacioni WhatsApp”. Mamaja e Julia Ituma, Elizabeth është e dëshpëruar. Julia e saj nuk është më dhe boshllëku nuk mund të plotësohet. Ajo dëshiron të kuptojë, dëshiron të dijë përse e gjitha kjo. Telefoni i Julia Ituma, e gjetur e pajetë rreth orës 5:30 të mëngjesit të së enjtes, pasi ra nga dritarja në katin e gjashtë të hotelit Burhan Felek Sports Hall në Stamboll, ku ajo qëndronte me Igor Novara, u sekuestrua nga policia. Më pas aparati iu dorëzua personelit të konsullatës italiane në Stamboll. Hetuesit sigurisht e kanë kopjuar përmbajtjen për të kuptuar se me kë ka folur dhe ka biseduar para se të vdiste”, ishin fjalët e saj të transmetuara nga Repubblica.

Igor Novara ka mohuar ekzistencën e një mesazhi lamtumire nga Julia për ekipin, përmes një deklarate. Ashtu si edhe ekzistencën e një djali që ka debatuar me Julian, e që më pas u dërguar mesazh shoqeve të saj për të pyetur për gjendjen e saj.

Autopsia është bërë dhe tani pritet rezultati, ndërsa duhet të përfundojnë analizat toksikologjike. Mamaja e saj Elizabeth është larguar nga Stambolli dhe është nisur për në Milano. Të martën në mëngjes në orën 11 do të bëhet varrimi i Julias, me ceremoninë në kishën e San Filippo Nerit. Ajo në lagjen Bovisasca është edhe famullia ku ajo filloi të luante volejboll. Sot do të bëhet edhe kthimi i trupit të volejbollistës në Itali. “Kurrë nuk vura re asgjë. Ajo nuk fliste për veten, përveçse në terma pozitivë. E tani jam plot ndjesi faji”.

ALUDIMI PËR ATË QË KA NDODHUR…

“Ishte aq e fortë vajza ime sa nuk mund ta besoj se donte të hidhej nga dritarja. E më pas dikush më tha se ishte një ballkon, me pak fjalë, dua të shoh me sytë e mi, dokumentet, vendin. Dhe Julian”. Këto ishin fjalët e Elizabeth, mamaja e Julia Ituma, para se të nisej për në Turqi ku vajza e saj kishte vdekur disa orë më parë. Të dyja kishin folur në telefon të njëjtën mbrëmje pas humbjes së Igor Novara kundër Eczacibasi, vendimtare për eliminimin e tyre nga çerekfinalet e Champions League: “Më tha: mami, humbëm, bëra dy pikë, por skuadra ishte skandal”, ishin fjalët e raportuara nga Repubblica.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *