• |
ide | kryesore

Detaje të rënda/ 28-vjeçarja u mbajt peng dhe u dhunua 1 javë nga i dashuri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
28



Efektivët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet u njoftuan pak pas mesnatës së të shtunës se një vajzë e re ishte dërguar në një klinikë private afër komisariatit e dhunuar. Ajo ishte dërguar në spital nga dy vajza të tjera. Më pas 28-vjeçarja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, pasi ishte gjakosur në çdo pjesë të trupit.

Njëra prej vajzave që e kishte dërguar të renë në klinikën private ishte motra e të dashurit të saj, Gerald Gushollit. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar efektivët në një banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti edhe një këmbë karrigeje, me të cilën dyshohet se 31-vjeçari ka dhunuar barbarisht vajzën. Efektivët gjetën në banesë edhe doza kokaine. I riu ka mundur të fshihet i ndihmuar nga kunati i tij, burri i motrës.

Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe e ka lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Ai u vu në pranga së bashku me 4 persona të tjerë të identifikuar si Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta 41 vjeç si dhe vëllezërit Bledi Kateshi 27 vjeç dhe Erlind Kateshi 42 vjeç që fshehën krimin dhe e ndihmuan atë të largohej. Hetimet zbuluan se vajza është mbajtur për 1 javë në këtë banesë ku është dhunuar. 28-vjeçarja ka marrë plagë të shumta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *