• |
ide | kryesore

Rrahën me shkopinj bejsbolli dhe leva 30-vjeçarin, vetëdorëzohen 4 autorët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korçë shkopinj



Janë vetëdorëzuar në policinë e Korçës 4 personat të cilët dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe leva një 30-vjeçar brenda një servisi më 22 mars. Spartak Selima 32 vjeç, Kristi Selima 31 vjeç, Marsel Xhakollari 40 vjeç dhe Erjon Guri 49 vjeç u vetëdorëzuan pas negociatave të policisë me familjarët e tyre.

Mësohet se 4 të shpallurit në kërkim, që nga dita e ngjarjes e deri në momentin e vetëdorëzimit, kanë qenë brenda qytetit të Korçës, pasi nuk kanë mundur të arratisen si pasojë e postblloqeve të shumta të policisë.

Konflikti kishte nisur më 14 shkurt të këtij viti, kur dyshohet se i dhunuari Ramadan Hasani dhe vëllai i tij, u konfliktuan fizikisht me Spartak Selima. Ata pretendonin se Selima i ngacmoi partneren njërit prej vëllezërve.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin Ramadan Hasani, 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Konflikti mes tyre, ka ndodhur pasi më datë 14.02.2024, shtetasi Ramadan Hasani, së bashku me vëllain e tij, kanë plagosur lehtë dhe i kanë dëmtuar automjetin, 32-vjeçarit Spartak Selima.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, – njofton policia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *