• |
ide | kryesore

E reja humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat në Tiranë, policia nis hetimet

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte bërë në një spital privat në Tiranë. Ditën e sotme policia e Tiranës ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa janë marrë në pyetje mjekët dhe familjarët e së resë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



8 Comments

    1. Operacion estetik- cilesojeni ! Ka qene me shendet te plote para se te hyje !! thotë:

      Operacion estetik- cilesojeni ! Ka qene me shendet te plote para se te hyje !!

      1. Ç’rëndësi ka se është për operacion estetik o ti 12:01 që ke vënë emrin njësoj si statusin!!!
        Ka vdekur në një operacion e në një spital privat dhe do gjenden shkaqet e fajtorët.
        Sigurisht nëse e lejon i plotëfuqishëmi ,kumandari Rama!!!
        Sepse tani i bëri dhe spitalet shtetërore private!!!

        1. ka rendesi, ndryshe operacion ne zemer a nje me kancer, ndryshe nje qe gezon shendet nqs arrin ta kuptosh..

  1. Te njeten mjeke qe punojne ne shtet punojne dhe te privati. Ndryshimi eshte qe te privati ti marrin leket pa problem nderkohe qe cilesia eshte e njejte

    1. Ka plot mjeke qe punojne edhe ne shtet edhe ne privat, nuk eshte vetem kjo. Fajin e ka shteti qe nuk u kontrollon oraret dhe u jep rrogen kot, se nuk ma merr mendja qe punojne nga 16 ore ne dite

  2. Kjo psikopatja skizofrene bashke me te shoqin depresiv, e kane kthyer profesionin ne biznes dhe operojne njerez kot e me kot vetem per tu marre para. Sigurisht qe ka faj spitali qe i strehon e u jep pune, por ne rradhe te pare ka faj shteti i cili nuk ushtron asnje kontroll as ne shtet e as ne privat, se cfare behet me shendetin e nenshtetasve te vet, si trajtohen, a abuzohet me ta. Kjo do lere ca leke te prokurori qe i ra bixha e do rikthehet te punoje me fort qe tua nxjerre njerezve ato para, por puna eshte cfare do ndodhe me shendetin e ketij populli, a do kujdeset kush apo do vazhdoje gjithmone keshtu

  3. Pse kane frike,te tregojne emerin e spitalit privat? Apo aty ,paguhen edhe ndojne-apo disa njerez te “rendesishem?Lajme gjysmake,me mire te mos i jepni fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *