• |
ide | kryesore

Banorët e Kaçinarit në Mirditë i rikthehen protestave kundër HEC-eve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mirditë



Banorët e Kaçinarit në Mirditë, kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të katër HEC-eve në këtë zonë.

Banorët e të paktën shtatë fshatrave theksojnë se nuk do të lejojnë ndërtimin e tyre pasi do të ketë dëmtime të mëdha për mjedisin.

Koncesioni për HEC-et në Kaçinar të Mirditës është dhënë në vitin 2018, por deri tani banorët e 7 fshatrave përmes protestave të vazhdueshme nuk e kanë lejuar kompaninë qe të nisë punë.

Çështja e ndërtimit të HEC-eve ka shkuar edhe në Gjykatën e Lezhës.

Nga hetimet e kryera prokuroria lokale ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë.

Në përfundim të saj avokatet e konsideruan absurditet kërkesën e prokurorisë për mbyllje hetimesh, pasi janë të bindur se leja është dhënë në kundërshtim me ligjin për faktin se zona ku do ndërtohet HEC-et rezulton të jetë monument natyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *