• |
ide | kryesore

A është drejt përfundimit lidhja mes Georgina dhe Ronaldo

Paparazzi, Slider



Megjithëse në dokumentarin e saj në Netflix “Soy Georgina”, partnerja e futbollistit tregon një jetë thuajse perfekte dhe shfaqet krenare për marrëdhënien e saj, njerëzit mendojnë se gjërat s’janë ashtu siç duken!

Lart e poshtë flitet se Cristiano dhe Georgina po kalojnë një krizë në çift, që mund t’i çojë në ndarje.

Përshtypje të madhe bën fakti që ata të dy s’janë martuar, duke i detyruar autoritetet saudite të bëjnë një përjashtim duke e lejuar çiftin e pamartuar në vendin e tyre, për sa kohë Ronaldo është pjesë e skuadrës.

Ende s’dihen arsyet pse Ronaldo refuzoi të kurorëzohet me martesë me Georgina-n. kur kanë fëmijë së bashku dhe në rrjete sociale shprehin dashurinë e madhe për njëri-tjetrin. Të paktën për publikun, kjo është e dyshimtë.

Po ashtu thuhet se Georgina nuk shkon fort mirë me mamanë e Ronaldo-s. Nëse është e vërtetë, atëherë futbollistit po i përsëritet historia! Diçka e tillë i ndodhi edhe me modelen Irina Shayk, e cila asokohe s’kishte dëshirë të jetonte në të njëjtin vend me mamanë e Ronaldos. Kjo ishte një nga arsyet kryesore të ndarjes së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *