• |
ide | kryesore

Alibeaj nuk i ndahet Berishës: I ngarkoi demokratëve hallin e tij personal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Alibeaj



Kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Kavajës. Ndërsa deklaroi se e keqja më e madhe në vend quhet Edi Rama, Alibeaj nuk i rezistoi dot nevojës për të sulmuar Sali Berishën.

Sipas Alibeajt, Berisha i bëri demokratët bashkëvuajtës në hallin e tij personal.

“Të gjithë ata ndër vite që kanë qenë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë nga kontributi, nga djersa, nga sakrifica e demokratëve, njerëzve si ju. Dhe vetëm në aspektin njerëzor, kurrsesi nuk duhej menduar nga askush që nëse ndodhesh në një siklet, në një hall, nuk mund t’i marrësh njerëzit e t’i bësh bashkëvuajtës. Se praktikisht, ajo që ka bërë Berisha me demokratët është t’i bëjë bashkëvuajtës në hallin personal. Kjo është e papranueshme, Kjo është një çështje e cila ka shkaktuar pikërisht zallamahinë Brenda Partisë Demokratike.” – u shpreh Alibeaj.

Kreu i Partisë së vulës deklaroi edhe se Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e Ilir Metës. Alibeaj u shpreh se Rama dhe Edi Ramat e vegjël nëpër bashki, që fatkeqësisht sot janë në 60 bashki fal gabimit fatal në zgjedhjet e 2019-ës.



13 Comments

  1. Ja ngarkoi hallin personal që në fakt ishte halli i të gjithëve. PD me Bashën kryetar ishte bërë vasale e Ramës pra nuk ishte opozitë. Dhe Berisha e ktheu në opozitë të vërtetë.

  2. Nëse doktori u kthye prej hallit të tij në PD, juve tradhtarët e kishit shkatërruar fare opozitën. Pastaj mirë bëri që erdhi, edhe për të mirën e vendit, gjalleroi opozitën dhe bëri Ramën të flasë me vete.

    Dhe hiqi një tegel asaj mjekre o tradhtar… s’ke tope ti për atë.

  3. Atq demokrat e socialist pra.
    Alibeu, skllavi Rames dhe Berishes.

    Po zdrromsi bashkise c’rren thote?

  4. O Alibej,
    ti mor lal ke nevoj per psikiater. Mire qe do t’i sherbesh Rames apo ti besh qoke ambasades, por beje me dinjitet. Ti je bere qesharak mor trim. Cfare do besh ti mbas 14 majit kur te kesh marre vetem 1% to votave?
    Fajin e ka Saliu qe te beri edhe minister ty more bythlepires.

  5. Ky eshte si ai qe po mbytet ne lluce, sa me shume perpiqet te dale aq me thelle futet.

    E rren mendja te shkretin se po behet faktor e ja var dikush, por pas dates 14 nuk do ia

    vari as Rama e as Juri, ishalla ja var ajo e anetarja e GJK. Nga lluca ku eshte zhytur

    gjuan balte mbi malin Berishe, po a behet mali pis nga lluca e bretkosave ?

  6. Ndërsa ti mor karagjoz , si kurvar i stërvitur në Ramshkollën e diktuar nga i ashtuquajturi “gjumash” Lul-bojziu, i ngarkove jo vetëm demokratëve , por gjithë shqiptarëve hallet e tua të hajdutëris dhe krimeve familjare, duke u bërë palë me bandën krimin- rilindje në pushtet .

  7. Fillun talibanet me kry adetin. Kan 30 vjet po njisoj, duke fillu nga Meksi, Pashko e deri te burnesha, hajdaresha, luli….
    Vetem sekretari ppsh osht qelibar.

  8. Po Alibeu, hallin e kujt po hedh në kurriz të PD që nuk i di as datën e themelimit?

    Një gjë është e sigurt, halli i Alibeut nuk ka të bëjë as me demokratët, as me shqiptarë e as me Shqipërinë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *