• |
ide | kryesore

Skriniar operohet në shpinë, humb euroderbin me Milan: ndërhyrja në klinikën e mjekut të Psg

-Instant, Sport
Skriniar



Sezoni i fundit i Milan Skriniar te Inter nuk ka paqe. Pas gjithë telenovelës së pafund për rinovimin e tij që nuk u arritur, problemi i shpinës që e mundon prej javësh bëhet edhe më i ndërlikuar. E dëshmon operacioni që mbrojtësi sllovak kreu në Francë, pranë Bordo. Rehabilitimi postoperativ do të zgjasë disa javë dhe përshtypja është fundi i sezonit është në rrezik. Problemi fizik për mbrojtësin është në një pjesë të trupit jashtëzakonisht të komplikuar për t’u menaxhuar.

Nuk është për t’u habitur që Skriniar iu nënshtrua një operacioni në Clinique du Sport në Merignac, duke qenë se është vendosur transferimi i tij te Paris Saint-Germain. Klubi, si traditë, do të kryejë kontrolle shtesë përpara se të nënshkruajë me sllovakun. Në fakt, struktura i përket mjekut të klubit francez Christophe Baudot. E kjo është më shumë se një indicie… Njoftimi zyrtar për shtyp flet për “operacion në shpinë” dhe Simone Inzaghi duhet të vazhdojë të bëjë pa mbrojtësin në angazhimet e ardhshme të skuadrës. Goditje e keqe, si për gjysmëfinalen historike të Champions League ndaj Milan, ashtu edhe për garën drejt vendit të katërt në kampionat.

FJALËT E SKRINIAR

Menjëherë pas njoftimit të klubit, vetë Skriniar publikoi një histori në Instagram: “Dua t’u dërgoj një përqafim shokëve të mi. E t’i falënderoj për kualifikimin e mrekullueshëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Dua t’i qetësoj të gjithë për gjendjen time pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë kundër Benfica. Dje, në marrëveshje me Interin, unë iu nënshtrova një operacioni për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të bëj një rehabilitim të shkurtër, për të rifilluar aktivitetin agonistik. Përshëndetje të gjithëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *