• |
ide | kryesore

Kthesë në hetimet për vrasjen e shqiptares në Itali, arrestohet 30-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptares



Kanë marrë një tjetër rrjedhë hetimet për vrasjen me thikë të shqiptares Anila Ruçi, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj pasditen e së mërkurës në Scaldasole të Pavias në Itali. Karabinierët arrestuan shqiptarin Osman Bilyhu, 30 vjeç.

Ai bashkëjetonte me 38-vjeçaren që tek fqinjët e kishte prezantuar atë si vëllai i saj, por hetimet zbuluan se ata ishin në një lidhje mes tyre. Ai po mbahet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ka qenë gjithmonë i shtruar në spital që nga dita e ngjarjes pasi edhe ai ka plagë të marra me thikë. Masa e arrestit u vendos pas marrjes së tij në pyetje gjatë natës së kaluar në spital.

Ende për t’u sqaruar dinamika dhe motivi. Ishte Bilyhu ai që thirri për ndihmë më 19 prill, duke raportuar se ai dhe viktima ishin sulmuar nga dy të panjohur. Ky version nuk i ka bindur hetuesit të cilët morën dëshmi në vendin e ngjarjes dhe këqyrën kamerat e sigurisë të zonës, private dhe publike.

Viktima jetonte në këtë banesë prej 1 viti e gjysmë. Ajo punonte si kujdestare të moshuarish. Verën e kaluar bashkë me të erdhi të jetonte edhe 30-vjeçari. Fqinjët thanë se ata kishin pasur shpesh zënka me njëri – tjetrin. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *