• |
ide | kryesore

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, lihet në burg një nga autorët e dyshuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
autorët



Ka dalë para gjykatës një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkësit. Ensi Maze, një nga autorët e dyshuar, u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë se i riu u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Toshkësi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se viktima kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa mollë sherri ishte bërë një vajzë. Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *