• |
ide | kryesore

“Viktima u bë fajtori i vetëm”: Inter shpërthen pas rrëzimit në Apel të ankimimit për Lukaku

-Instant, Sport
Lukaku



Gjykata e Apelit Sportiv ka refuzuar ankimimin e Inter për skualifikimin e Romelu Lukaku. Belgu do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventus, të planifikuar për në 26 prill. Pas golit 1-1 të shënuar me penallti në kohën shtesë, Big Rom festoi me gjestin e zakonshëm që është kthyer në simbol të luftës kundër racizmit. Megjithati, ai u interpretua si provokues, me një gisht tregues para buzëve dhe dorën në pozicion nderimi. Kjo nxiti protestat bardhezi, mbi të gjitha Cuadrado, që bënë presion ndaj arbitrit Massa. I ndëshkuar tashmë për një faull të keq ndaj Gatti, sulmuesi zikaltër u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Interi e kishte parë të nevojshme të bënte një ankimim ndaj dispozitës së Gjykatësit Sportiv, pasi kartoni i dytë i verdhë i dhënë Lukaku kishte ardhur gabimisht. Sipas tyre festimi ishte bërë nga sulmuesi edhe me kombëtaren. E ishte si përgjigje ndaj fyerjeve raciste që vinin nga tribuna e Allianz Stadium. Një qëndrim që kishte çuar në mbylljen e sektorit, dënim i rrëzuar më pas nga Gjykata e Apelit Sportiv.

Lexo më tej: Ofendimet ndaj Lukaku mbyllin sektorin ultras të Juventus: skualifikohet tre ndeshje Cuadrado

NJOFTIMI I INTER

“Gjykata Kombëtare e Apelit FIGC konfirmoi sot skualifikimin e Romelu Lukaku. Belgu kështu nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë Frecciarossa të mërkurën e ardhshme. FC Internazionale Milano mendon se duhet të ritregojë afërsinë dhe mbështetjen për lojtarin dhe shpreh keqardhje të madhe duke pranuar se viktima është bërë i vetmi fajtor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *