• |
ide | kryesore

Lista Serbe: Nuk lejojmë që veriu të udhëhiqet nga ata që fituan 1-2% të votave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lista



Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, tha se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje.

Ai nuk saktësoi se çfarë masash mund të ndërmerren.

Lexo më tej: Zgjedhjet në veri të Kosovës/ KQZ: Vetëvendosja fitoi me 66.5% në dy komuna 

Të dielën e 23 prillit, në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale.

Pjesëmarrja në proces ishte e ulët – pak më shumë se 3 për qind, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo, pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë t’i bojkotojnë ato.

Në garë ishin dhjetë kandidatë – prej tyre vetëm një e komunitetit serb.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zubin Potok dhe Zveçan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Radoiçiq tha se beson se “të gjithë e kanë kuptuar mesazhin që dha populli serb nga veriu i Kosovës”, i cili e bojkotoi në masë të madhe procesin zgjedhor.

Radoiçiq tha se i falënderon bashkatdhetarët e tij nga Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku për “patriotizmin, dinjitetin, nderin dhe unitetin e dëshmuar”.

“Është në dorën tonë që së bashku me vendin tonë, Serbinë, dhe me presidentin Aleksandar Vuçiq ta vazhdojmë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre”, tha Radoiçiq.

Beogradi zyrtar, i cili mbështet Listën Serbe, ka bërë po ashtu thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.

Serbia dhe serbët në Kosovë kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilin Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord dhjetë vjet më parë – përpara se të marrin pjesë në ndonjë votim.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë thënë javën e kaluar se janë të zhgënjyera me faktin që serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Komunat në veri janë pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës./REL



5 Comments

  1. Gjithcka ishte e planifikuar.
    I bojkotuan zgjedhjet per te patur nje perplasje te mevonshme.
    Perplasje qe do tju jepte preteksin per tu paraqitur si viktime .
    Ne keto loje shahu , serbet jane disa levizje perpara SHBA dhe EU.
    Ata thjesht duan nje sebep per te kerkuar autonomi.

  2. atehere coje buthen dhe dil voto ,sa per lejimin ose jo te atyre qe zgjidhen ,provoje po ta mbajti bytha ,bushter serbe …..

  3. Deklaratë qesharake e Listës Serbe kur thotë se “populli serb në Kosovë nuk do të njohë zgjedhjet e 1-2% te votuesve”.

    Së pari serbët janë pakicë kombëtare e jo “popull” në Kosovë, ku gjithë pakicat kombëtare të marra së bashku përbëjnë 7-8% të popullsisë së vendit.

    Se dyti, Lista Serbe nuk është e ndërgjegjshme se “bojkoti” nuk është politikë , çka në Beograd është verifikuar vite më parë, me bojkotin e dikurshëm të opozitës serbe.

  4. Jane intervistuar ne fshehtesi shume qytetare serb per keto zgjedhje.Ata kane argumentuar pse nuk do te votojne,por kane thene qe i beni keto votime dhe ne nuk na keni kundra.Ne nuk votojme dote ,se na kane kercenuar pjestare te forcave vagner dhe klane serbe mafjoze pro ruse,qe po shkelet ne qendrat e votimeve do ju zhdukim familjarishte.Shumica e popullit serb ne veri te kosoves jane nen nje trysni dhe kercenim fizik per jeten e tyre.Shume prej tyre i jane gezuar liberalizimit te vizave te kosoves me BE duke e shikuar,si nje shpetim per ta, qe do marim fshehurazi pashaporten kosovare per te ikur nga mitrovica dreite vendeve te sigurta te BE, qe te shpetojne nga ky terror i forcave te erreta serbo-ruse.

    1. Ne tere kete histori nuk ka asgje per tu cuditur.
      Cudia me e madhe eshte me njerzit qe cuditen .
      Gjithcka dihej dhe ishte e pritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *