• |
ide | kryesore

City i pandalshëm, Haaland i pamarkueshëm: Guardiola synon Tripletën me rekordin e norvegjezit

-Instant, Sport, Video
Haaland



Manchester City fluturon drejt Tripletës, Haaland shënon si askush në Premier League (të paktën në atë me 20 ekipe). Në rrugën drejt lavdisë, Pep Guardiola ka ende shtatë ndeshje në kampionat për të përballur. Citizens tani janë të dytët në renditje, dy pikë pas Arsenal, por me dy ndeshje më pak të luajtura se Gunners. Pastaj është përballja e dyfishtë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid (plus padyshim finalja eventuale). E në fund, finalja e Fa Cup kundër kushërinjve të United, i vetmi klub në Angli deri më tani i aftë për të bërë Tripletë.

Një sezon që mund të jetë kështu triumfues, me firmën e pashlyeshme të atij që po shkruan “statistika” stratosferike. Aty ku deri një vit më parë Guardiola shihte vetëm një hapësirë për tu zënë, sot ka një qendërsulmues që ka rishkruar librin e rekordeve të Premier League.

SHIFRAT E FRIKSHME TË HAALAND

Me golin e 4-1 të shënuar në kohën shtesë në ndeshjen titull kundër Arsenal, Erling Braut Haaland arriti në 33 gola në kampionat. Norvegjezi fshiu kështu rekordin që i përkiste Mohamed Salah, që arriti në 32 gola në sezonin 2017-18 me Liverpool. Andreë Cole dhe Alan Shearer shënuan të dy 34 gola në 1993-94 dhe 1994-95, por në një kampionat që atëherë kishte 22 ekipe. Norvegjezi tani ka shtatë ndeshje të tjera për të shtuar numrin e tij të golave. Kjo sa i përket vetëm Premier League.

Por shifrat e qendërsulmuesit të City janë të bujshme “kudo”. 33 golave të përmendur më sipër (plus shtatë asiste), i duhen shtuar 3 në 3 ndeshjet e Fa Cup, 12 në tetë ndeshjet e Champions (1 asist) dhe goli i shënuar ndaj Liverpool në Kupën e Ligës. Gjithsej 49 gola në 43 ndeshje, një në çdo 68 minuta. I pandalshëm, ose pothuajse, City. I pamarkueshëm Haaland.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *