• |
ide | kryesore

“Jeni një m*t, prapë të gjashtët do dilni”: Allegri i tërbuar me Marotta e Bacin, i kërkon një nder lojtarëve

-Instant, F1, Sport, Video
Allegri



I kthjellët në mikrofonat e SportMediaset në post-ndeshje, shumë i ashpër në dhomat e zhveshjes së Meazza. Kjo është prapaskena e një mbrëmjeje me nerva shumë të tensionuara te Juventus. Massimiliano Allegri është tërbuar fare në tunelin për në dhomat e zhveshjes, duke lëshuar një sulm të egër ndaj interistëve: “Jeni një m*t, por gjithsesi të gjashtët do dilni”, ka thënë trajneri i Juventus para se të hynte në dhomën e zhveshjes duke i kërkuar një favor skuadrës së tij: “Duhet të dalim përpara tyre në kampionat, nuk duhet t’i çojmë në Champions”.

ALLEGRI E KISHTE ME MARROTA E BACCIN

Nuk dihet në fakt se çfarë e shkaktoi tërbimin e teknikut Allegri, por reagimi ishte sigurisht i ashpër. Ndoshta rezultat i një gjysmëfinaleje të dyfishtë shumë të nxehtë, që pas ndeshjes së parë. Në minutat emocionuese në Stadium, të cilat kulmuan me përjashtimin e Handanovic dhe Cuadrado, mes protagonistëve të sherrit ishte, për shembull, edhe drejtuesi zikaltër, Dario Baccin. Ai u gjobit më pas nga Gjykatësi Sportiv, por sipas rindërtimit atij i atribuohet reagimi i trajnerit të Juventus. Sipas asaj që mësohet, Allegri i është drejtuar me ato fjalë edhe administratorit të deleguar Marotta, ishdrejtori i Juventus. E klima, historikisht shumë e nxehtë mes dy klubeve, nuk u ftoh as dje në mbrëmje.

Lexo më tej: Video/ Dimarco eliminon Juventus: finalisti i parë i Kupës së Italisë është Inter

Mbetet për t’u parë nëse shpërthimi i Max Allegri është dëgjuar dhe “referuar” nga inspektorët federalë. Apo nëse do të çojë në skualifikimin e teknikut, i dyti brenda pak ditësh, pas atij që iu bë zëvendësit të tij Landucci për fyerjen ndaj Luciano Spalletti pas Juventus-Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *