• |
ide | kryesore

KPK konfirmon në detyrë prokurorët, Ylli Pjetërnikaj dhe Urim Buci

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Lezhë, Ylli Pjetërnikaj dhe prokurorin e Dibrës, Urim Buci. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit të prokurorit Ylli Pjeternikaj, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ylli Pjetërnikaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli relatore, Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ylli Pjetërnikaj, përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Lezhë dhe në Tiranë. Më parë, ai ishte angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Urim Buci. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit për prokurorin, Urim Buci vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Urim Buci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Alma Faskaj relatore, Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Urim Buci e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2005 si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *