• |
ide | kryesore

“Nuk mendohet një BE pa Serbinë”, Berisha komenton deklaratën e Ramës: Bastard i xhelatëve të shqiptarëve, argat i shpifur i Beogradit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot nga Kamza deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nuk mund të mendohej një BE pa Serbinë.

Berisha e cilësoi Ramën si një “argat të shpifur të Beogradit”. Ish-kryeministri ashpërsoi më tej gjuhën duke e quajtur Ramën “bastard i xhelatëve të shqiptarëve”.

“Është një argat shpifur i Beogradit. Serbia e ka fatin të lidhur me Rusinë, nuk do rrimë pas bishtit të Serbisë ne. Të dëgjosh kryeministrin shqiptar të thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij pa Serbinë është habi. Nuk ka interesa shqiptare, por vetëm anti-kombëtare. Ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. Unë u them se pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i egër ndër shekuj për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput anti-shqiptare. Rama erdhi me dajre dhe vit pas viti duke dhunuar të drejtat tuaja dhe ligjet e vendit, ai mori në dorë gjithë pushtetet.

Sot ai ka çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë pushtet tërësisht për të larguar shqiptarët nga vendi. Është vendimtare që të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Edvin guxo se ti ke çdo gjë përveç burrërisë dhe trimërisë. ai kërcënon se do shkelmojë kushtetutën dhe nuk do japë fonde. Nuk do japësh fonde se do marrësh qatë që meriton. Sillesh si despot dhe përdor gjuhë halabaku. Në fund të fundit je një bastard i xhelatëve të shqiptarëve. Miqtë e mi, rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore hap dyert për largimin e shpejtë të pashmangshëm të Ramës nga pushteti. Ai e ndjen dhe dridhet nga kjo”, -u shpreh Berisha.



2 Comments

  1. ishe ti qe takove Milloshevici dhe i shite nafte serbise te mbushte serbatoret e tankeve dhe te shkellte mbi kosovaret o ndyresire serbe Te shkerdhevsha Slobodanken dhe Argiten me keq se ta shkerdheu Lul Basha Sheqeren ta qiu Karaxhici dhe solli ne jete nje bastard si ty o kerme komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *