• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham barazoi në shtesë e u mund 60 sekonda më vonë: Liverpool e parakalon në renditje

-Instant, Sport, Video
Liverpool



Fitore spektakolare e Liverpool, që mposhti Tottenham 4-3. Skuadra e Klopp u arrit në minutën e tretë shtesë nga Richarlison, por rrëmbeu suksesin 60 sekonda më vonë me Diogo Jota. Një sukses shumë i rëndësishëm në Anfield Road për Reds, që parakalojnë Spurs në renditje.

Pjesa e parë me sens unik në Anfield. Reds iu deshën vetëm tre minuta për të thyer bllokimin. Zbritja e parë e ndeshjes e Alexander-Arnold, që krosoi perfekt në shtyllën e dytë për Jones, i cili mundi Forster në dalje. Kaluan edhe dy minuta të tjera dhe erdhi dyfishimi. Një top i shkëlqyer i Gakpo për Luis Diaz, që depërtoi pas mbrojtësve dhe befasoi portierin e Spurs. Londinezët ishin në mëshirën e kundërshtarit, që nuk tregoi asnjë shenjë të uljes së presionit dhe detyroi të besuarit e Mason të bënin gabime të vazhdueshme në impostim. Në njërën prej tyre erdhi edhe faulli i penalltisë së Romeros, që lejoi Salah të bëjë 3-0 nga pika e bardhë në minutën e 15′.

Lexo më tej: Video/ Haaland vendos rekordin absolut në Premier, City parakalon Arsenal: gjithçka e lehtë për United

Egjiptiani kishte një tjetër shans pak më vonë, por e majta e tij shkoi jashtë. Në fund të pjesës së parë, Tottenham zgjohet dhe shkurtoi diferencën në minutën e 39′. Krosimi perfekt i Perisic për Kane, që i hap rrugën mirë në zonë dhe mundi Alisson fluturimthi.

RIKTHIMI I SPURS

Goli i pësuar i hoqi siguritë Liverpool, që vuajti nga kundërsulmi i Spurs. Në pjesën e dytë, sulmet e londinezëve vazhduan, por pa fat. Goditja e Son u stampua në shtyllë, ashtu si dhe tentativa e Romeros në rrëmujë. Përpjekjet e Tottenham dhanë rezultat në minutën e 77′, kur Son u shkëput sërish në kundërsulm dhe mposhti Alisson në dalje. Gjithçka ndodhi pastaj në kohën shtesë. Fillimisht miqtë barazuan në minutën e 93′, me goditjen me kokë të Richarlison. Një minutë më pas Diogo Jota u kujdes për të çmendur Anfield, duke përfituar nga një gabim i bujshëm i Lucas Moura. Përfundoi 4-3 për Liverpool, që ngjitet në 56 pikë, duke kaluar Tottenhamin në vendin e pestë, tani në -2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *