• |
ide | kryesore

Vrasja e kenianes/ Dyshime mbi deklarimet e mikeshave të saj

Lajme, Të fundit



Historia e Xhoit, vajzës 22-vjeçare nga Kenia, të cilës vendi ynë i mori jetën në lule të rinisë, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe mizore rikthehet sërish. Kanë kaluar 8 muaj nga ngjarja e rëndë e 13 gushtit të vitit të kaluar, por drejtësia ende nuk është vendosur.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinosë dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Ndërkohë që u janë sekuestruar telefonat celuarë.

Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër-porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjes. Ndonëse telefonat janë sekuestruar, grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar.

Sa i përket komunikimeve, edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht, kështu që pritet edhe të përkthehen. Një ndër pikëpyetjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy-t, dy shoqeve të 22-vjeçares keniane, përkthyes i deklaratave ka qene Rodin Barçi.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *