• |
ide | kryesore

Fotoja e viktimës/ Çfarë ndodhi në banesën e Vuksanit?

Lajme, Të fundit



Personi që shihni në foton e mësipërme është Petrit Vuksani. 51-vjeçari është vrarë ditën e sotme në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, ai jetonte prej më shumë se 1 muaji vetëm në banesë.

Viktima jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është qiradhënësi, Lekë Vuksanin. Ai mësohet se ishte pronari i banesës ku viktima jetonte me qira.

Paraprakisht dyshohet se autori i dyshuar ka shkuar për të kërkuar paratë e qirasë dhe kur nuk i ka marrë, ka zbrazur breshëri automatiku në drejtim të viktimës.

Vuksani mësohet se është identifikuar falë kamerave të sigurisë të vendosur në banesë. Aktualisht autoritetet policore e kanë shpallur atë në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se për këtë ngjarje të rëndë, do të shoqërohen në polici komshinjtë apo edhe të afërmit e Vukanit, për të mësuar më shumë rreth dinamikës së vrasjes së 51 vjecarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *