• |
ide | kryesore

Lajçak për Ballkanin e Hapur: Të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ndihmojë në integrimin në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lajçak



I dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak deklaroi se gjithçka që vjeni nga rajoni i Ballkanit për vendet përkatëse, është diçka e mirë, duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur.

Në një intervistë për median kroate Veçernji list, Lajçak u shpreh se nisma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ndërtohet mbi vlerat evropiane.

“Është e rëndësishme që të jetë gjithëpërfshirëse, të mos përjashtojë askënd nga procesi dhe të çojë para integrimin drejt BE-së, të ndërtohet mbi vlerat evropiane”, theksoi ai.

Në lidhje me situatën në Ballkan, Lajçak nënvizoi se nuk është realiste të ulen kriteret për pranimin e Bosnje dhe Hercegovinës në BE dhe sjtoi se anëtarësimi nuk është vetëm një vendim politik, por edhe një vendim i bazuar në standarde të caktuara.

“Unë e shoh një zgjidhje në atë që BiH dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin janë gjithnjë e më të pranishme në BE, megjithëse nuk do të merrnin pjesë në vendimmarrje. Ata janë të pranishëm në diskutime dhe se të gjithë janë mësuar me praninë e tyre, tregu i përbashkët i BE-së është hapur”, përfundoi Lajçak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *