• |
ide | kryesore

Trump: Nëse rizgjidhem president do t’i jap fund luftës në Ukrainë në një ditë

-Instant, Lajme, Planet



Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund t’i jap fund brenda një dite luftës në Ukrainë nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë, Trump tha se për ndalimin e konfliktit do të “duhej 24 orë”. “Do ta marr fund. Do të ishte e lehtë.”

Duke e quajtur luftën një “katastrofë” që “duhet të ndalet”, ai shtoi: “Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”

Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, thotë se dyshja “kaluan mirë”.

Ish-presidenti tha se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden. “Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *