• |
ide | kryesore

Berisha: Ramës ka për t’i dalë nga hundët ajo që ka thënë për kandidatët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Zgjedhje të përgjithshme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe para atyre të parashikuara në 2025. Këtë paralajmëron Sali Berisha për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Në një intervistë në A2 CNN, Berisha tha se me qëndrimet antikushtetuese, Rama nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.

“Toleranca ndaj tij për shkelmimin e kushtetutës do të jetë zero. Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të përgjithshme, do t’i japim duart Edi Ramës, se Rama me qëndrimet e tij antikushtetuese nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet”.

Kjo deklaratë e Berishës erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” se përfaqësohen nga non gata dhe nuk do t’u japë fonde.

“Kjo thirrje i garanton shqiptarët në mënyrë figurative do t’i dalë për hundësh Ramës”, – theksoi Berisha që foli për “një fushatë fitore që ka elektrizuar vendin nga jugu në veri, pavarësisht mungesës së emrit të tij në listë”.

“Një fushatë në të cilën për herë të parë që nga ‘91 mblidhen njerëz të idealeve demokratike pa asnjë lidhje me narkoshtetin përveç bashkisë Shkodër që shkëlqen më performancën e saj, krahasuar me të gjitha bashkitë e tjera moniste të vendit.

Një fushatë që zhvillohet pa emrin në letra të Sali Berishës për shkak të frikës së tmerrshme që emri i tij i kall Edi Ramës. Kjo dëshmi e një frike të pashërueshme të njeriut që mban të gjitha pushtet, që urdhëron gjykatësit të ekzekutojë të drejtën në sallën e gjyqit, njëlloj si ekip pushkatimi që urdhëron nëpunësit të shkelmojnë ligjin vetëm se në këtë mënyrë mendon se do t’i shpëtojë disfatës së tmerrshme që e pret në mënyrë të pashmangshme”, tha Berisha.

Edhe pse garon në siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Berisha thekson se nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD-së. Sipas tij fleta është një letër e vdekur, ndërsa ai në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

“E vërteta është që nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD. Kjo është ajo që u them shqiptarëve mjerë ai që e provon. Po çfarë dëmi më bën mua fleta në një kohë kur jam i pranishëm në vatrat, mendjen e zemrën e shqiptarëve. Fleta është një letër e vdekur” – tha Berisha. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Ca u be me ate gjyqin ne Paris kundra Departamentit te Shtetit Amerikan moj Bunder Malokse?!

    Te qifte ujku i Lugines se Ujqerve mor kokerr bytheqiri!

  2. Media e rublave nuk e thote qe ky kriminel i vogel djali i gjygjtarit te salihut e metaj qe eshte larguar nga sistemi para se te fillonte Vetingu dhe njeheresh krahu i djathte i kandidatit per kryetar bashkie te dyshes salih-metaj ne puke

  3. Per videon e Ilir Metes a Metajt se edhe gjeneralitet i ka sipas oreksit te rilindasve … protestat pushtuan Shqiperine edhe pse ai vet u dorehoq, çeshtja u gjykua deri ne fund , ndersa per milionat e eurove te “rilindasve” neper tuba ventilatoresh , neper ofshore etj nuk ndihet askush … jo te na vjedhi sekti rilindas por edhe te na shkel me kembe sa kohe qe ne te majt e te djatht nuk i fshikullojme me votë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *