• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ 8 të vrarë dhe 7 të plagosur në një qendër tregtare në Teksas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
plagosur



Një person i armatosur vrau 8 persona dhe la 7 të plagosur në një qendër tregtare në veri të Dallasit të shtunën. Personi i armatosur, për të cilin autoritetet mendojnë se veproi i vetëm dhe motivet e cilit ende nuk dihen, u vra nga një oficer policie, pasi filloi të qëllonte jashtë qendrës tregtare ‘Allen Premium Outlets’ në Allen të Teksasit, tha në një konferencë me gazetarë shefi i policisë së qytetit, Brian Harvey. Sipas dëshmitarëve në ngjarje, mes viktimave ka edhe fëmijë.

Në internet qarkulloi një video e regjistruar nga një kamera në një automjet që tregonte personin e armatosur teksa dilte nga makina dhe qëllonte njerëzit në trotuar. Më shumë se 36 të shtëna degjoheshin në videon e publikuar, ndërsa makina që regjistroi pamjet largohej nga ngjarja.

Shefi i departamentit të zjarrfikësve të qytetit të Allenit, Jon Boyd, tha se departamenti i tij dërgoi të paktën nëntë të plagosur në spitalet e zonës. Dy prej tyre vdiqën në spital, tha zoti Boyd në një konferencë të dytë për gazetarë të shtunën në mbrëmje, duke shtuar se tri nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe katër të tjerë në gjendje të qëndrueshme.

Presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një deklarate ai tha se “ngjarja ishte akti i fundit i dhunës me armë që tronditi kombin”. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, duke e cilësuar ngjarjen si “tragjedi të papërshkrueshme “, tha në një deklaratë se shteti ishte i përgatitur të ofrojë çdo ndihmë që mund t’u nevojitet autoriteteve lokale.

Guvernatori Abbottt tha se dhuna me armë është shtuar si në shtetet që drejtohen nga demokratët dhe nga republikanët dhe ngriti nevojnë për të trajtuar problemet me shëndetin mendor. “Po shënohet rritje dramatike e zemërimit dhe dhunës në Amerikë. Prej kohësh, në Teksak po punojmë për të trajtuar zemërimin dhe dhunën, që në fakt do të thotë të trajtosh problemet e shëndeti mendor”, tha ai.

Allen, është një qytet me rreth 100,000 banorë. Të shtënat në masë janë bërë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, me të paktën 198 të tilla në vitin 2023, sipas grupit për “Arkivimin e dhunës së armatosur”, i cili e përkufizon si “sulm në masë” çdo rast në të cilën katër ose më shumë plagosen apo vriten, duke mos përfshirë sulmuesin.



4 Comments

  1. Ku habe arto Kurvat mavi qe shajne Shqiptaret per krime shume me te vogla dhe nuk shajne kafshet Anerikone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *