• |
ide | kryesore

Mαsαkra në Itali/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: Kokën ma pushtoi djalli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarit, Taulant



“Gruaja ime e pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndaheshin”. Këto janë fjalët e shqiptarit bukëpjekës, Taulant Malaj, 45 vjeç, i arrestuar për vrasjen e dyfishtë të kryer natën mes së shtunës dhe të dielës së kaluar në Torremaggiore. Me thikën e kuzhinës ai i mori jetën vajzës së tij, 16-vjeçares Xhesika e cili po përpiqej të mbronte nënën nga sulmi i babait.

39-vjeçarja Tefta Malaj u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje më të stabilizuar. Pak më herët shqiptari kishte vrarë tregtarin italian Massimo De Santis, 51 vjeç për të cilin dyshonte se ishte lidhur me gruan e tij. Djali tjetër, më i vogli i familjes, 5 vjeç ishte fshehur pas divanit duke arritur të shpëtonte. Shqiptari i arrestuar me akuzën e vrasjes së dyfishtë më pas i filmoi viktimat me celularin e tij.

Para karabinierëve ai rrëfeu vrasjen e vajzës së tij dhe tregtarit italian, por mësohet se fillimisht ai pyeti për vajzën e tij, duke pretenduar se nuk mbante mend asgjë: “Ku është Xhesika?”. Ai u ka thënë hetuesve se kokën ia kishte pushtuar djalli dhe nuk mban mend çfarë ka bërë. Sipas rrëfimit të shqiptarit, ditët e fundit ai kishte pasur një debat në familje për tradhtinë e pretenduar të gruas, pas së cilës Malaj tha se donte të ndahej.

Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Malaj, sipas rrëfimit të tij, e kishte zbuluar disa herë gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte gjoja i dashuri i saj. Gjithsesi të dielën kishte ndodhur diçka tjetër, gjithmonë sipas rrëfimit të 45-vjeçarit. Teksa burri dhe gruaja ishin në shtrat, gruaja filloi të bisedonte me dikë me mesazhe.

Burri tha se kishte parë telefonin e gruas dhe kishte zbuluar se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimo. Pas pak ai doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali tij. Sapo hyri në derë, ai e goditi me thikë për vdekje. Malaj i tha prokurorit se “kishte vrarë Massimon fillimisht” dhe më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj.

“Në atë moment, i verbuar nga inati ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste” – thanë avokatët e shqiptarit që flasin për “një lidhje të fortë mes autorit dhe fëmijëve të tij”. Ndërsa vëllai i italianit të vrarë ka mohuar që të kishte pasur ndonjë lidhje dashurie mes viktimës dhe gruas së autorit.

“Nuk kishte asgjë fare. Vëllai im nuk kishte mundësi as të takonte zonjën, as në lokalin ku ajo vinte me shoqet për të ngrënë mëngjes pasi çonte fëmijët në shkollë. Në atë orë Massimo ishte ende në gjumë sepse ai bënte gjithçka në lokal derisa e mbyllte vendin vonë natën”, – thotë Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë. Ai përjashton çdo lloj marrëdhënieje mes vëllait dhe 39-vjeçares Tefta.

“Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë tani 80 vjeçe. Marrëdhëniet me atë familje ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin. Edhe me Taulantin shiheshin dhe përshëndeteshin. Asnjëherë grindje, asgjë. Vëllai im ishte një person i rezervuar dhe i disponueshëm dhe edhe nëse nuk e njihte një njeri ishte gati ta ndihmonte. Punonte gjithmonë. Në mëngjes ishte pastiçer, në mbrëmje mbyllte lokalin në 1 ose 2 të mëngjesit, madje edhe më vonë në verë. Nuk pati kohë t’i bënte këto gjëra këtu.

Vrasja e 16-vjeçares nga babai shqiptar në Itali, reagon drejtoresha e  shkollës - Telegrafi - Telegrafi

Mbrëmjen e vrasjes e mbylli lokalin në orën 1.27, shoqëroi vajzat dhe më pas gjeti në hyrje të shtëpisë personin që bëri gjithçka që bëri. Vëllai im nuk kishte pse ta meritonte një gjë të tillë. Ai u masakrua me 21 plagë me thikë, një në fyt dhe 20 në bark. Ai nuk kishte asnjë shenjë në krahët e tij. Ai nuk mendonte se duhej të mbrohej. Tani nëna ime është shkatërruar dhe mendon gjithmonë, përveç djalit të saj edhe për atë vajzën e gjorë, për Xhesikën” – thotë vëllai i viktimës.

Sipas asaj që kanë rindërtuar karabinierët, italiani u vra me rreth 20 goditje të bëra nga shqiptari me një teh çelësi. Ai u godit në gjoks, bark dhe kokë. Nuk kishte shpëtim për të. Xhesika vdiq rrugës për në spital, ndërsa nëna e saj është e shtruar në spital në Foggia. Gjendja e saj nuk është e rëndë. Ka qenë vetë gruaja që ka ngritur alarmin duke telefonuar në 118 e cila nga ana e saj ka telefonuar 112.

Me të mbërritur në vend karabinierët ndaluan shqiptarin ende të gjakosur. Në hyrje të pallatit ndodhej trupi i pajetë i italianit, ndërsa brenda shtëpisë, gruaja e cila kishte telefonuar në 118 kishte plagë me thikë. Ajo ishte pranë trupit të vajzës së saj, në gjendje të pavetëdijshme. Videon shqiptari ia dërgoi një të afërmi të tij, por mesa duket ajo ka kaluar më pas dorë më dorë derisa u publikua edhe nga mediat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *