• |
ide | kryesore

Trup konfirmon rikandidimin për zgjedhjet presidenciale

Lajme, Të fundit



Ish-presidenti Donald Trump këmbënguli në qëndrimin e tij për zgjedhjet e vitit 2020, minimizoi dhunën e 6 janarit 2021, refuzoi të shprehet qartë për luftën në Ukrainë dhe sfidoi përfundimin e jurisë këtë javë se ai ishte përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll.

Në një debat në shtetin Nju Hampshër të organizuar nga televizioni CNN, drejtuar nga gazetarja Kaitlan Collins dhe me një audiencë republikane dhe të pavendosurish, ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet kishin qenë “të manipuluara”, edhe pse zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe federale, zyrtarët e fushatës së tij, dhe shumë gjykata i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

Zoti Trump gjithashtu minimizoi në mënyrë të përsëritur dhunën e shkaktuar nga turma e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

Përkundrazi, ai tha se ishte i prirur të falte “një pjesë të madhe” të të pandehurve të 6 janarit nëse rizgjidhet.

Ai gjithashtu tha se nuk kishte pse t’i kërkonte falje ish-nënpresidentit të tij, Mike Pence, i cili ishte vendosur në shënjestër të turmës.

“Unë mendoj se ai ishte në rrezik,” tha ai duke shtuar se në fakt ishte zoti Pence që “kishte gabuar”.

Zoti Trump përsëri këmbënguli në diskutimin e së mërkurës se nuk e njihte zonjën Carroll, megjithëse e sulmoi atë ashpër.

Zoti Trump refuzoi në mënyrë të përsëritur të thoshte nëse do të nënshkruante një ndalim federal të abortit nëse do t’i takonte atij të nënshkruante, duke thënë se ai do të “negocionte” në mënyrë që “njerëzit të jenë të kënaqur”.

“Unë kërkoj një zgjidhje funksionale,” tha ai.

Zoti Trump refuzoi gjithashtu të thoshte nëse dëshironte që Ukraina të fitonte luftën ndaj Rusisë.

Moderatorja Collins e pyeti zotin Trump nëse ai e mbështeste Ukrainën.

“Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim vrasjet”, tha ai.

Debati që shënoi edhe kthimin e zotit Trump në CNN ishte i tensionuar. Ish-presidenti Trump e ka sulmuar vazhdimisht rrjetin televiziv dhe në debatin e së mërkurës e ofendoi gazetaren Collins

Megjithatë ekipi i zotit Trump e pa ftesën nga CNN si një mundësi për të tërhequr një grup më të gjerë votuesish./Zeri i Amerikes



6 Comments

  1. Kur shpejtesija mendimit e tejkalon shpejtesin e mundesis permbushjet mendimet jan te pavlefshme ky eshte praktikisht ligj suksesi keshtu eshte dhe me figurat njerzore per pozicionin strategjik orientues

  2. E para CNN nuk ka audience republikane, ja fusni kot ne tym, pasi dihet qe eshte kthyer ne nje media (ka qene dhe me pare por pak e moderuar) ekstremisht e majte.
    E dyta vete CNN ka ka transmetuar vetem 20 minuta te nje interviste prej 40 minutash afersisht, duke hequr pjesen me reale te intervistes.
    Trump ka shpallur kandidaturen e tij per President qe ne 20 nentor 2022 dhe jo dje……
    Juria ekstremisht e majte e shtetit te new york nuk e ka shpallur fajtor por e ka detyruar te paguaje nje shume prej 5 ML USD, çmenduri komunistesh.
    Sa per kulture imagjinoni pak nje njeri si Trump rreth viteve ’90 ka qene ne nje qender tregtare te madhe duke “bere pazar” dhe pikerisht paska qene ke sektori i “Lingerie” dmth ke te brendshmet e grave duke pritur kete teten per ta perdhunuar.
    Pra “varfanjaku Trump” qe ne hotelin e tij superluksoz “Trump Tower” ne New York akomodoheshin miliarderet e botes ka shkuar te bleje breke ne nje qender tregtare dhe te perdhunoje nje femer.
    Sa per info ata qe akuzojne Trump jane vetem nje new york kryesisht dhe jane te gjithe prokurore te financuar dhe zgjedhur nga Sozorrozi, ashtu sic ndikoi ne drejtesine shqipetare.
    Dmth keto fenomene do ti shohim ketu pas 2-3 vitesh, kjo eshte kujtese per ju te lapsit qe ti pasqyroni kur te vije momenti

  3. Shkrimtarja Jean Carroll që paska heshtur gati 20 vjet për dhunën ndaj saj, e gjeti të favorshme situatën për të fituar para.

    Kjo zonjë, si edhe Monika Lewinsky e kushdo që futet në histori politiko-erotike, nuk ndihmojnë kauzën e dhunës dhe abuzimit ndaj grave, por e diskretitojnë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *