• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tension në Dibër, zyrtarët e IKMT kapen duke shpërndarë para për vota

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
para



Shtohen denoncimet e opozitës për shitblerje të votave nga përfaqësues të mazhorancës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar në policinë lokale një rast të shit-blerjes së votës me para.

Mësohet se një inspektor i IKMT së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur duke shpërndarë para. Në këtë moment kanë ndërhyrë përfaqësues të Partisë Demokratike që i kanë bllokuar zyrtarët brenda pallatit ku ishin futur derisa ka mbërritur policia.

Sipas mediave, inspektori i denoncuar është Elton Lleshi. Në momentin që ka ardhur policia, atëherë është bërë e mundur që 3 personat të dalin nga pallati. Deri tani nuk dihen emrat e dy personave të tjerë dhe shuma e parave që kishin me vete.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë ngjarje. 3 zyrtarët janë shoqëruar nga policia. Nuk dihet nëse ndaj tyre ka ndonjë masë ndalimi. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po cfare beni more, aman! Po keta jane tonit.Nuk quhen hajdute votash,vetem ata te nongrates vjedhin. Mire e tha ambasadorja se do hani bar e ate po ben populli dele,vec kullot i lumtur

  2. Kur po binte nga pushteti në vitin 1997 si rezultat i revoltës gjerësisht dhe thellësisht popullore kundër regjimit të tij “të gangsterëve” (sipas “The Economist”, mars 1997), Berisha i tha medias iraniane se kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë gjatë viteve kur ai ishte në pushtet e kishin organizuar “kisha ortodokse dhe mafia”. Shqiptarët që kanë banuar në atë kohë nga Tirana e sipër e dinë mirë se shumicën e naftës drejt Malit të Zi e organizonte dhe drejtonte Firma “Shqiponja” e PD-së dhe karvanët e kamionëve cisterna nuk guxonte polic t’i ndalonte në rrugë.Dy lajme me siper keni shkruar qe nuk kane lidhje me leket o lapsexhinjte e rublave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *