• |
ide | kryesore

15-vjeçari u vra në Gramsh duke ndarë shokët nga sherri, s’kishte lidhje me konfliktin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 15-vjecar, nxënës i klasës së 9-të në Gramsh, u vra nga një bashkëmoshatar një ditë më parë. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin. Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër, ndërsa u fut për të ndarë bashkëmoshatarët e tij që ishin përfshirë në një sherr që kishte nisur në rrjetet social.

Në një reagim në rrjetet sociale, shkolla 9-Vjecare ‘Asllan Shahini’ ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa shpjegohet edhe dinamikën e ngjarjes. Shkolla 9-vjeçare thotë se Fatjoni u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin. Sipas njoftimit, ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *