• |
ide | kryesore

Aksidenti në Sarandë ku humbi jetën 15-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit që e shkaktoi

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Policia ka arrestuar 20-vjeçarin me iniciale E. A., drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Ksamil ku vdiq 15 vjeçari E.Ç. dhe mbeti i plagosur  rëndë 24-vjeçari D. Ç..

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme ku i riu që drejtonte ‘Benz’-in përplasi të rinjtë që po shtynin automjetin tip ‘Lancia’ në pronësi të 24-vjeçarit për shkak se kishte pësuar një defekt.

I mituri fillimisht mbërriti në spital në gjendje të rëndë ku më pas edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar. Ndërsa 24-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *