• |
ide | kryesore

Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”. Ky projekt paarshikon ndërtimin e urës e cila do të jetë e gjatë 310 metra. Ajo do të bëjë të mundur kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër, pra nga Velipoja në Ulqin, për vetëm 2 minuta.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të zgjasë rreth 18 muaj.

Një muaj më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë Lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve Aktualisht ka nisur puna që projektimi dhe çdo dokumentacion të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.



5 Comments

  1. Shpresojme qe MOs jepet me konçension si Mira prona publike te keti vendi e te vene nje bilete per kedo qe kalon

    1. Dyshon per kete?? Tani mavite kane carta bianca. Edhe popullin tone trim e liridashes do ta jape me koncesion.

  2. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

    Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar,e bleu rama te gjithe opoziten sot kur u votua nga 92 vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *