• |
ide | kryesore

Rama: Maksimumi për 2-3 javë do të fillojë rritja e pagave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me premtimin për rritjen e pagave në vend. Gjatë fjalës së tij në turin e falenderimeve, Rama u shpreh se për rritjen e pagave ka pasur një debat me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Ai u shpreh se premtimi i tij nuk ishte elektoral, pasi rritja e rrogave do të nisë sapo të miratohet në Kuvend.

“Pagat u bllokuan në Kuvend dhe medmek ishte një premtim elektoral. Dhe e vërteta është se pati një debat mes meje dhe ministres së financave. Është konceptuar në një hark 1-vjeçar. E para rritja për mjekët specialistë dhe punonjësit e sigurisë. Në harkun e një viti kjo do të përmbushet e tërë. Ligji që do të miratohet në Kuvend dhe të gjithë do të marrin pagatr nga 1 prilli i kaluar. Fillimisht do të rriten pagat e të gjithëve dhe më pas të deputetëve. Është në dikutim tani. Brenda 2-3 javësh maksimumi do tç fillojë rritja e pagave” tha Rama.



7 Comments

  1. Po pensionistet me 100 mije ne muaj a do kene ndonje rritje apo ne fund te vitit nje kopan gjeldeti e dy kg portokalle?

  2. Turi i falenderimeve e KM Rama, duke filluar nga Shkodra, nuk është thjesht qokë, por aksion politik në mes të mandatit të tij të tretë, sikurse edhe për shumë kryetarë bashkish të rizgjedhur më 14 maj, përjashtuar Topçiun e Maliqit, i cili mori mandatin e 7-të.

    Me këtë pazell para e pas zgjedhor, Rama filloi aksionin për të rritur optimizmin dhe enthusiazmin e një populli të dëshpëruar e në krizë të plotë ekonomike e sociale, përmes disa masave e ndryshimeve në këtë drejtim.

    Nuk ka dyshim që çdo kryeministër në botë kërkon të bindë njerëzit se punon për ta, t’i nxitë dhe emocionoje për të ecur në mandatet e tyre në kushtet e paqes sociale.

    Por pazelli i bashkive, apo zgjedhjet problematike të 14 majit, pavarësisht rezultatit e dështimit të opozitës në “darë “, vështirë të ketë rezultatin që kërkon Rama, apo të ngrejë moralin shoqëror.

  3. Pensionist qe mezi hame nje vakt ne dite buke domate dhe pak vaj 😣 thotë:

    Pensionet. Therime qe I bien ne toke ketij superpasaniku multimilioner 👺

  4. “25 prilli ishte një masakër elektorale. Treshja Rama-Doshi-Rakipi, roli i paprecedentë i parave të pista të krimit. Viktima e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptar, dhe detyra jonë është të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend”, është shprehur më parë Basha.

    “Farsë elektorale. Trinomi Rama-Doshi-Brava, makineria elektorale bota e krimit dhe e oligarkisë. Është në parimin dhe qëndrimin tonë, për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, ka deklaruar Berisha

  5. Rroga thote, por shperblim per zyrtaret, sherbetoret, servilet patronazhistet,zorraxhinjte e kapitulluar te bashkive qe i zgjodhi prape, rroge per vehten e surrogatet e tij te shpures rilindase. Po per invalidet, pensionistet, po per te tjere qe jane ne ndihme ekonomike, kur e kush do mendoi.Ti katili pushtetit qe ke thene se nuk vdes njeri se te gjithe e hane nje kothere buke…..Sa i ulet e i cmendur, kenaqet me ata qe hane nje cape buke, kurse horrave e shpures se tije i ngre rrogat qe neser ti kete perseri kontigjente te sherbimit per te mbajte pushtetin si paraardhesit e baballareve te kodosheve.keshtu qe kete xagar kryeminister do e kemi mbret sekti te semure per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *