• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, dy të vdekur dhe një i plagosur nga sulmet në Donetsk

Lajme, Planet



Të paktë dy civilë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga sulmet ruse në Donetsk të Ukrainës lindore.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake në rajonin e Doneck, Pavlo Kyrylenko.

“Dy persona vdiqën në komunitetin Chasiv Yar. Një person u plagos në Toretsk, katër ndërtesa u dëmtuan si dhe një strukturë infrastrukturore”, ka shkruar Kyrylenko në Telegram.

Kyrylenko shtoi se Vuhledar ishte gjithashtu në shënjestër të një duzinë sulmesh, ndërsa dy ndërtesa u dëmtuan në Bohoyavlenka. Fshati Poltavka u godit nga një sulm me raketa ruse, duke dëmtuar një hapësirë ​​shërbimi dhe disa ndërtesa.

Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dy oficerë të lartë ushtarakë rusë ishin vrarë në rajon. Në veri të Donetskut, kundërsulmet ukrainase në Bakhmut po reduktojnë potencialin sulmues të Rusisë dhe po fitojnë kohë për sulme të planifikuara, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *