• |
ide | kryesore

Shehaj voton kundër: Ofenduese që të bëhemi bashkë për të rritur rrogat tona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Agron Shehaj e ka quajtur farsë vendimin e kryeministrit Rama për të rritur e rrogat e administratës por jo të deputetëve dhe minsitrave. Votimin e tij kundër, ndryshe nga kolegët e tij të së djathtës, Shehaj e argumentoi duke thënë se kjo është tallje që i bëhet deputetëve nga Rama.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkuan sot votat për të rritur rrogat e tyre, pasi Rama tha se nëse duan mund t’i rrisin vetë, Agron Shehaj e quajti ofenduese.

Para votimi, ai i bëri thirrje deputetëve të mos bëhen pjesë e kësaj farse.

“I ftoj kolegët këtu të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Do të ishte realisht ofenduese për të gjithë ne, që ne të rrisim rrogat tona. Unë nuk po them që deputetëve nuk iu takon që si gjithë të tjerët të përfitojnë nga rritja e rrogave. Nuk po them këtë. Por ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj farse. Nuk mund të tallet kryeministri dhe qeveria në këtë farë mënyre me ne. Të na hedhi aty një projektligj ku thotë, ne do ja rrisim të gjithëve, se për popullin, nuk e bëjmë për vete. Ju po deshët rritjani vetes. Merreni ju këtë turp përsipër. T’ja rrisni vetes. Kjo është farsa e këtij kryeministri, e kësaj qeverie.” – u shpreh Shehaj.

Votimi u realizua dhe vetëm Shehaj votoi kundër. Deputetët e tjerë të opozitës bashkuan votat me socialistët për të rritur rrogat e tyre meqë Rama nuk mori vendim për t’ia rritur. Sikurse pritej, ky bashkim votash shkaktoi debat në opinionin publik.



11 Comments

  1. Ku do i çoni pagat tuaja o graqire ne stratosferë.Shikoni -pensionet dhe pagat e ulta që kanë ata që u bie bretku duke punuar tërë diten.

  2. Zbardhni pak votat e këtyre legenave të Foltores se vulën e dime që janë me vule. Me ordineri nga t gjithe….frati deputet Goni gjokmarkaj jaaaa
    Oh Shqipni zhyt ne llum

  3. Haaa teatri vazhdon me shum akte. Por perdja ka ren me kohe. Dhe shqiptart ikin nga syt kembet.. ne 2025 treshja e Bermudes do mundet nga Toma burrnori

  4. Dokumenti/ “Berisha nuk donte Kosovën e pavarur”! CIA varros përfundimisht “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër Kosoves,ky ben debat ne komision pse nuk kemi rritje rroge ne dhe pastaj voton kunder

    1. Ti o i pa emër o je trap o je një personalitet i shquar i CIA -s!!! Çfarë nuk bëni ju patronazhistë për një copë bukë që ju jep Rama!!!

  5. sa do simpati kam per Shehajn, normale qe nje milioner e biznesmen i njohur mos ta kete problem i rritet apo jo rroga si deputet. Nuk eshte e ndershme qe ngren zerin

  6. Lapsi për të bërë tamam detyrën tuaj duhet të kishit përmendur dhe të gjithë emrat e deputetëve të tjerë të opozitës që votuan pro.

      1. Një deputet, që kishte një pagë bazë prej 157 mijë lekë në muaj, tashmë do të ketë pagën bazë 310 mijë lekë në muaj, pa marrë në konsideratë përfitimet e tjera financiare të lidhura me pozicionin, si shtesa pagash, shpenzime karburanti, telefoni, banimi, dieta, etj.

  7. Ka te drejte Agron Shehaj, keto jane makinacione te Rames, per t´i treguar medemek popullit(deleve qe e votojne se cfare perfaqesuesish kane).

    Jane veprime te nje njeriu qe tani ben si t´i teket me cifligun dhe me argatet e vet.

    Fatkeqesi…

  8. Pensionstet duhet te pine vetem nje kafe turke ne dite. Mortja kur nuk e han ket popull pa gen, pa din e iman. Ne Europe do i kishin zhurit institucionet sot me ket lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *