• |
ide | kryesore

Përtacia intelektuale e ushtarëve te Ramës

1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Arrestimi i kandidatit të bashkisë të Himarës me akuzën e dyshimtë se po blente vota është një rast tipik që tregon cektësinë dhe malinjitetin e propagandistëve të rilindjes. Boll të marrësh në dorë telekomandën e tv-së dhe të shfaqen gjithandej, gazetarë, analistë, historianë e politikanë që përsërisin një refren të panevojshëm. Ata e përshkruajnë Fredi Belerin si një antishqiptar, shovinist grek, terrorrist të masakrës së Peshkëpisë, njeri që i ka shpëtuar burgut më kot, etj.
Pastaj debati zhvendoset në një hulli edhe më të panevojshme, në atë se deri ku shtrihet minoriteti grek në Shqipëri dhe se sa të lashta janë rrënjet arbërore në Himarë.

Kur dikush tenton të pyesë se a e kanë lexuar dosjen në bazë të së cilës iu vunë prangat Belerit, kjo përpjekje bie në vesh të shurdhër.

Lexo me tej:

Dokumenti i ri/ Fred Beleri mbetet në burg. Edhe SPAK njësoj si Vlora 

Enkas, bëhet sikur harrohet, se fituesi i burgosur i zgjedhjeve nuk po gjykohet as për cënim të kushtetutës, as për ndryshim kufijsh, as për përdhosje simbolesh. Përplasja zhvendoset nga ekzistenca ose jo e një krimi elektoral, tek tema etnike apo nacionaliste. Qëllimi është që procesi publik për të akuzuarin mos bëhet në bazë të fakteve, por sipas mendësisë tribale nëse ai është burrë i mirë apo burrë i keq.

Të mos ngatërohemi!

Kjo teknologji nuk vihet në punë vëtëm për të justifikuar goditjen e një “nacionalisti të poshtër grek”. Fabula e “burrit të keq” është bërë e zakonshme për të përligjur çdo shkelje të ligjit nga Rama dhe çdo veprim fashistoid të shtetit që ai kontrollon me dorë të hekurt.
Kur kryeministri i çoi ruspat pronarit të News 24, si ndëshkim ndaj vijës editoriale të mediave të tij dhe si shantazh për ta detyruar të shesë televizionin, akuzatorët e sotëm të Belerit përsërisnin të njëjtin refren. Ata anashkalonin pyetjen se përse Rama po shembte një objekt që e kishte lejuar me firmën e tij, por këmbëngulnin tek fakti se pse duhet të ndërtonte buze detit, Irfan Hysenbelliu. Ata nuk merreshin me ligjshmërinë e aktit, por me karakterin e viktimës.

Historia/ Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani

E njëjta demagogji përsëritet si dy pika uji me rastin Becchetti. Fajit të qeverisë, që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë dënimin me mbi 110 milionë euro dëmshpërblim, mëtohet ti mbivendoset portreti i një biznesmeni aventurier, që nën fustanet e Simona Venturës dhe Sabrina Ferillit, fshihte talentin e grabitësit ndërkombëtar të enteve publike.

Raste të ngjashme ka me dhjetra. Ato fillojnë që nga damkosja e aktivistëve për mbrojtjen e teatrit, që në vend ti gjykonin për drejtësinë e kauzës u hapën letrat e proceseve të para dhjetë viteve e deri tek i ndjeri Klodian Rasha, që pasi e vranë, i shpikën më kot fabulën se ishte me armë në dorë.
Ky fajësim i viktimës, si alibi për çdo krim, është në fakt metoda që po përdor Edi Rama, për të vjedhur, masakruar nxjerrë jashtë loje, kundërshtarët e tij politikë. Ilustrimi më flagrant i saj u pa në zgjedhjet e fundit. Kështu Berisha e meritonte ti rëmbej në mënyrë arbitrare vula, komisionerët, numëruesit, financimi publik, pasi qe një ‘burrë i keq”, që aleati ynë i madh e kishte shpallur non grata. Votuesit e tij duheshin blerë apo intimiduar, ngaqë ai përfaqësonte të shkuarën. Ai dhe Meta nuk duhej të kishin të drejta të barabarta dhe privilegjin e nje gare të lirë dhe të ndershme, pasi ata nuk ngërthenin standartet e duhura morale.

Vendimi qesharak/ Minoranca Alibeaj do konkurrojë si PD 

Mirëpo, teknologjia që Rama përdor kundër rivalëve politikë, ajo për të vendosur biografinë përpara fakteve, perceptimin përpara ligjit, gjykimin e njishit përpara shtetit të së drejtës, po kopjohet në mënyrë bajate nga ushtarët e tij. E njëjta mënyrë se si përligjen krimet në majë të piramidës po vizatohet si mbi fletë kalk edhe për të justifikuar ato që ndodhin në bazë të shoqërisë.

Pra nëse shefi i jep të drejtën vetes për për të goditur nën brez opozitën, për faktin se ajo drejtohet nga Likja apo Sala, vasalët e tij, pa e vrarë mendjen, aplikojnë të njëjtën mendësi për të përligjur bugosjen, shkatërrimin, sekuestrimin apo denigrimin e kujtdo qoftë.
Kjo përtaci intelektuale, ky varfërim idesh dhe argumentash është një sjellje tipike mercenarësh. Ky është shembulli më i mirë që tregon se ata cicërojnë pro asaj për të cilën paguhen dhe jo në funksion të asaj që mendojnë. Kjo është prova e të bërit të një pune angari, tek e cila as merr mundimin të besosh.

Prandaj, sot, kur dëgjojmë korin e patriotëve me mëditje që janë vërsulur si me sustë kundër shovinizmit, helenizimit dhe antishqiptarizmit të Fredi Belerit, nuk duhet të shqetësohemi aspak. Këto nuk nuk janë shenjat se vendi po rëshqet drejt ekstremizmit, ksenofobisë dhe nacionalizmit. Ato janë thjesht një fortunë në gotë. Një zakon i vjetër i ushtarëve të Ramës për të damkosur viktimën, në mënyrë që të justifikohet krimi i urdhëruar prej shefit.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Prandaj, sot, kur dëgjojmë korin e patriotëve me mëditje që janë vërsulur si me sustë kundër shovinizmit, helenizimit dhe antishqiptarizmit të Fredi Belerit, nuk duhet të shqetësohemi aspak. Këto nuk nuk janë shenjat se vendi po rëshqet drejt ekstremizmit, ksenofobisë dhe nacionalizmit. Ato janë thjesht një fortunë në godë.

    ne fakt jane rrokullisje ne gremine

    rrokupuja ka marre vrull dhe sndalet deri ne shkaterrim

          1. Kur gjitbë Greqia është bërë bashkë, qeveri dhe opozitë kundër Shqipërisëmpër çështjen Beleri, këtu në Shqipëri ka fugshpuar, që mbajnë anën e grekëve.
            Ky Beleri që vrau me dorën e tij dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosi tre të tjerë.
            Dhe Berisha, tradhëtari më i madh i të gjitha kohërave, komunisti i vendosur, gjen fashistin Beleri për ta kandiduar në Himarë.
            Turp për ju o komunista e bij komunistash. Më turp akoma edhe për ju o spiuna e bij spiunash.

    1. ate po thote bushati qe mercenaret e rames bejne retorike kot qe nuk sjell vlere por eshe ne funskion te regjimit te rames.

  2. po dakord. Po ne po flasim per njerin qe korruptoi agjente te fbi per te zhduk cdo opozite e per te sunduar sic po sundon. kush cuditet me nga kjo reteorike 2 lekshe? po ju pse nuk merreni me kasapin po me plakat e lagjes?

    1. bashes mbase i pelqen qe ti sherbeje rames. shife sot ka dale ne takim me te rinjte hahahaha

      mesazhi eshte i qarte , te rinjte jane e ardhmja dhe basha eshte e ardhmja hahahaha

      pu ca niveli bastard.

      tani te gjithe keta mercenaro-zagare do te dalin te perkrahin te ardhmen hahahaha

      cirk i shpifur fare!!!! ramacirk ramashfaqje ramaklloun

      te vjen per te vjelle

  3. Kemi një afeksion për të brohoritur më të fortin. Shoqëria shqiptare është e skllavëruar, shitet e blihet

    1. Sot e gjithe diten Rama eshte me i forti , Keto fjale i ke per veten.

      Po te ishte Berishame i forti , sot do kishim hyre ne BE sic hyme ne nato e sic levizim pa viza sot.

      Ridhjerja nga 2009 me qarkun e fierit te rames e deri me sot i eshte larguar europes,Sot jemi shok te ngushte me Erdoganin, Vucic. Atehere vinte Bush, Klinton, Merkel, e gjithe europa, pa na pasur nevojen per te prituar afganet apo per te hedhur poshte open balkans

      Rama sot eshte me i forti me polici me administrate me banda. me opozite te emeruar ne kqz, me kryetar e me vule te falur.

      Ndersa ju fugshqyerit keni nje afeksion te tmershem ne obsesion per ti bere llape bythes me mut dhe sperme t fuges, veliajt rames, bejkos, gazbardhit e cdo perversi tjeter te pushetit dhe sidomos tom doshit si me i hurit dhe litarit tek bandat e rames.

      ju kur flisni ju nxjerr goja me pavetedije cfare monstrash jeni vete, sa te frustruar e te shtypur

  4. E hane shqiptaret si ngahere.Fajin e ka nongrata Sali( jo nongratat tone,Tom doshet e dobishem) Shihni rrogat e fukarenjvet qe na qeverisin,Po i dyfishojne e pensionet…

    1. fakti qe bashke tomen dakon e qifen shpallen non grata edhe berishen eshte dukshem produkt i nje lobimi. se ca lidhje ka nje intelektual dhe figure politike e shquar dhe me e rendesishmja antikomuniste me bastarde si gjushi dako doshi rama sajmir tahiri e erion veliaj vetem nje valixhe e madhe me leke droge mund te ti mbylle syte veshet hundet te gjithe shqisat dhe te te bllokoje trurin

      amerika ka vrare presidente si kenedi, , ka pas presidenti pervers si klinton qe te fik cigaren ne gjoks, ku gojorja e levinskit nuk eshte seks, ka kufoma patetike si bideja, ka plot plehra sic ka dhe njerez me vlera. por sot peshorja anon nga bastardet e bidese te njejtet qe themeluan ku klux klanin dhe jim crow, ata qe kishin skllaveri deri ne vitet 1960 prakitkisht aparteid, dhe sot flasin per demokraci. jane te njejte qe dekoruan dvoranin e enver hoxhes si kampion te demokracise, dhe qe zhduken nga 100 vjetori i marredhenieve me USA prof Dr. Berishen sic fshinte enveri nga fotot e byrose miqte e dikurshem por qe dollen te ishin armiq. pra me pak fjale vari karin kesaj administrate se jane komplet te korruptuar

  5. Bushat artikulli eshte retorike.
    Asgje te re nuk vetem i ke bere si ata qe hedhin llogarite ne fletore.
    Neise edhe ti do besh nje gje.

  6. Jo te gjith patriotet paguen nga Rama o Bushat kok loqja. Patriotet e vertet nuk duan plera si Rama apo Salikja. Ti i more ato paret. Na trego icik se kush ti dha. Varikars, flet per te tjeret qe jan te shitur, kur vet nga ske marr para, madje dhe nga qarqe anti shqiptare.

  7. Ti Bushat je kapterr i zellshem i korbit non-grata.
    Shkrimet e tua jane thjesht perseritja e deklaratave te non-grates, asgje me shume asgje me pak.
    Eshte gjynah qe konsumon tastieren e kompjuterint dhe shperdoron hapsiren mediatike me karrlliqe.

      1. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje.

  8. Kur Lul Basha hyri si yll popi ne politike, ata te rinjte qe kish mbledhur kane qene ne kopshte e cerdhe, por Basha, humbesi kronik nder vite, luajti sikur te gjithe shqiptaret kishin humbur kujtesen…

  9. Fajin na e paska Berisha, posi, posi,nga e gjete ore patronazhist i paguar, sigurisht ka patur gabime, por teresia e tij si shtetar, apo kryetar partie ka qene shume here me produktive se pushteti e partia rilindase. Kete shiheni ne cdo ane si me politiken e jashteme, po ashtu ne te brendeshmen. Nuk po futem te bej rezymene e tyre, por vetem shkurt po theme se deputete gangstere drogmene nuk kish ne kohen e tij, bashkepunetore me bandite si Rama, ska patur.Hajnia galopante nuk ka qene e niveleve te soteme, atehere afroheshin investitoret e huaj, mireqenija po rritej nga vite, te ardhurat po ashtu. Investimet e pergjitheshme per rruge, ujesjellesa, kopshe, shkolla, spitale po ngriheshin. E keto me taksat qe mblidheshin sigurisht, por sot ku taksat jane shtuar tre fish, cmimet po ashtu, po te ardhurat,,,,, ka dhjet vjet ne qeveri hajduti vetem fotografi, kllounate e mashtrim. Ku vene te ardhuratqe merr hajduti, I VJEDH me zuzaret e tij,me oligarket servile qe ia kthejne borxhin .Pra me kete sistem qe ka ngritur ky bire kurvi e aredhmja vjen e venitet,besuesit e hipnozes se mashtruesit kur do i rendohet guri mbi koke do pendohen, por do jete vone.Andaj ju servile e turbullues te opinioneve sektiste,me propaganden e non grates apo gjoja Berishizmit, kerkoni te mbuloni mekatet e makutit perbindesh,,Rames,me kete kafshe me futyre njeriu, nuk duhet llafosur me njerzillek.Eshte rrace e embrionit kodosh te origjines.

  10. Andi që distancohet nga anal istët e studiove. Kupto ti apo jo?
    Andi që hapet bythësh studiove, na mëson të mos ngatërohemi se Bejleri akuzohet për krim elektoral e jo për cënim te kushtetutës, përdhosje simbolesh etj. Bile jo vetëm kaq, po kush e sha Bejlerin eshte ushtar i Ramës.

    VK propagandës se Bejlerit me flamurin e Voriepirit. As thirjeve për pronat që do marrim mbrapsht. Keto nuk meritojnë komente. As e kaluara e tij. Kto i ka verifiku Saliu me Ilirin. Boll te jesh kundra Rames dhe cdo gje justifikohet.
    Shko qiu prap me mullixhiun Bushat.

  11. Çim Peka sulmon Blendi Fevziun: O idiot, çfarë i ke këto budallëqe që nxjerr nga goja?O ceceni i ores 23:59 e harrove Cim Babasin,pal dajcin,mulin serb se dhe fshati i tij ka emer serb,dash sula me pistolete ne stadium peqin,frrok gjini,etj etj etj shpellkare qe vazhdojne te jene akoma neper polici prokurori gjykate si Gjin Gjoni

  12. Respekte Bushati! Per analiste si ty ne opozite me tere pushtetet ka nevoje opinioni e jo per langaraqe analista qe kur bente aleance Rama me PBDNJ e brohorisnin, kurse tani qe PBDNJ eshte ne opozite me Ramen, marrin yrysh e hiqen pseudo-nacionaliste si per ti dhene vertetesi asaj shprehjes : “Nacionalizmi eshte streha e fundit e Maskarenjve”.

  13. “Përtacia intelektuale e ushtarëve të Ramës”
    Me këtë titull kontravers, përpiqet Bushati të mbulojë kandidimin e njëfarë injoranti himariot që e quan veten grek, për të sulmuar “injorantët përtacë” të Ramës.
    Çfarë ka më pak se bie fjala deputeti socialist Rahja në injorancën e tij, sesa injoranca e Belerit, duke mos u marë me qëndrimin e këtij të hapur armiqësor ndaj Shqipërisë ?
    Me thënë të vërtetën, nuk e kam dëgjuar asnjëherë Rahjen që të demostrojë në parlament elokuencën e tij intelektuale , për faktin e thjeshtë se nuk ja ka fare haberin për të diskutuar publikisht.
    Ama këtë Belerin të cilit i del në mbrojtje Bushati, më ka rastisur që ta dëgjoj nja dy herë, se si llafos për të kuptuar se është një injorant “ekselent”.
    Për të mos krijuar keqkuptimin nga grekët që i konsideroj një popull i zgjuar e inteligjent, nuk dua kursesi të përgjithësoj me Belerin të gjithë minoritarët grekë në Shqipëri.
    Bile është pikërisht kjo përzgjedhje që duhet të ofendojë këtë minoritet që ka mes tij intelektualë të shquar.
    E kam vlerësuar deputetin Dule që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, si një politikan intelektual i mirfilltë.
    Më bëri përshtypje se në një emision televiziv ku diskutohej historia e Belerit, duke mos pasur argumenta për ta mbrojtur, zotëria filloi të bërtasë me zë të lartë deri sa bëri edhe gjestin burracak të largohej nga emisioni, duke ofenduar një gazetare investigativesikur kishte qenë ajo që e kishte arrestuar Belerin.
    Nga i gjithë “koalicioni” që ju bashkua Berishës për zgjedhjet, i vetmi kandidat që nuk i përkiste PD, ishte Beleri kuptohet për të justifikuar Dulen si pjesë e koalicionit.
    Po ashtu, deri tani nga opozita është vetëm Beleri që është kapur me presh në duar duke blerë vota.
    Në bindjen e përgjithëshme publike, e me fakte të deklaruara në mediat, si Beleri ka me qindra socialistë që janë akuzuar apo edhe janë kapur me presh në duar në vjedhje votash, duke filluar nga kryetari i kësaj partie e sekretari i përgjithshëm i saj por drejtësia nuk ka arrestuar asnjë prej tyre.
    Por thua ti jenë errësuar sytë kaq shumë Berishës sa nga pasioni për rikthimin në kryetarllëk, të telendisë PD me një përzgjedhje si Beleri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *