• |
ide | kryesore

Shfajësimi bajat i Ramës pas 10 vitesh pushtet: Hipoteka e Vlorës është turpi i PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa vijoji takimet falenderuese, Rama e quajit ‘turpin të Partisë Socialiste’ hipotekën e qytetit bregdetar.

Megjithëse preferoi të mos bëjë dikë shembull publikisht, Edi Rama pranoi se njerëz që turpërojnë partinë nuk mungojnë as në qeverisjen vendore.

“Njerëzit nuk e kanë dhënë votën nga kënaqësia e madhe për mrekullitë që kemi bërë ne, por e kanë dhënë nga besimi i madh, që kanë dhe nga pritshmëria e lartë që kanë për ne. Kjo do të thotë që në çdo bashki ka mësime të mëdha për të nxjerrë, se ne nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës. Vlonjatët nuk kanë ardhur më 14 maj t’i japin 71% Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën hipoteka e Vlorës.

Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës, turpi i PS të Shqipërisë. Mora një shembull mund të marr edhe shembuj nga qeveria qendrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar, por ama këto shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën pas e për të thënë ‘ne s’kemi punë’, por për të bërë çmos që ato gjëra që janë bërë keq të mos vazhdojnë të bëhen keq, dhe njerëzit e këqij mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushk, gjak, komshi. Është shumë e rëndësishme që në partin e Vlorë të bëhet një reflektim i madh në lidhje me këtë, që partia mos jetë instrumenti i përfitimeve të një grushti njerëzish. Duhet të mishërojë ambicien tonë për Vlorën” -u shpreh Rama nga Vlora.



15 Comments

    1. Se mos është i vetëm ku turp.Kudo jeni turp.Teresisht PS forcë regresive që kur është në krye ky matraku.Shkaterroi vëndin, dëboi të rinjtë mban larg Europën.

  1. Te kane mbetur nje grusht fshataresh dhe nje grusht idiotesh ne katundistanin tend. Ti tall trapin me keto dy kategori nga mengjesi ne darke dhe shume mire e ben. Vazhdo keshtu o shoku karominister deri diten kur do ti vjedhesh te gjitha.
    Jam i sigurt qe DO TE KESH FUNDIN ME TE SHEMTUAR POLITIK

    1. Turpi I madh I rilindjes,dhe I shqiptareve eshte ky mavia qe nuk ka lidhje me shtetin ,ky eshte aty nga delet dhe per vete e per soroain Ata te hipotekes qe jane turpi Sipas ketij mavijes I kane dhene parate qe kane vajtur aty ,disa I kane mare ,disa nuk I kane mare ato leke qe kane bler posting

  2. KU JANE ATO IDIOTET TE KERCEJNE ME KRYEHAJDUTIN E BALLKANIT ? TANI KA DALE PA ORKESTER E VALLTARE DHE PO BEN FUSH AAAATE? HE. I BERI IDIOTE DHE IDIOTE TE. GJITHE. ! MIRE. JA. BERI. VIDHI. RRUAJI. DHE. LESHTE. POSHTE. DHE. LART SE. E KERKOJNE. VETE. ! KETO KANE DALE HAPUR TANI. E THA. DHE. NJE. QELBESIRE E PARLAMENTIT. VARJA. LESHTE. MIRE. TJU. BEHET QE SHISNI VETEN PTYYY POPULL PA DINJITET!

  3. Ka dale udheheqsi ine i madh te kuvendoje gju ne gju me popullin. Te na rofsh sa malet,te rroje partia- therret populli ne cdo takim

  4. Dhe Lamja ( ish shefi i hipotekes) para rreth 1 viti u shpreh pas 8 viteve si drejtura se jane grisur faqet e regjistrave te hipotekes ne Durres. Sot shprehet Kryeministri si pa gje te keqe per Vloren. Po ne cilen fushe Shqiperia po ecen mire? Mjer vatani mjer mileti…….

    1. Po pse nuk ka hyre asnje ne burg nga keta te hipotekave qe ksne 30 vjet qe falsifikojne dokumenta? Sepse kane perkrahjen e politikaneve, me te cilet kane bashkepunuar ne vjedhje. Cfare te beje punonjesi kur krimineli merr ne cel direkt kryeministrin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *