• |
ide | kryesore

Dalin përgjimet/ Si po kultivohet kαnαbisi në fshatrat e Krujës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Krujës



8 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë janë në kërkim pas një hetimi 3-vjeçar ndaj një grupi që merrej me kultivimin e kαnαbisit në zonën malore të Krujës.

Mediat kanë publikuar pjesë nga dosja hetimore ku flitet për përgjimet mes trafikantëve, të cilët inkurajojnë njeri – tjetrin të mos dorëzohen deri në fund me shpresën se policia nuk do t’ua presë rrënjët e kanabisit.

“Në datë 15.09.2020 ora 07.24 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar si A- personi nën hetim Asim Paluci dhe B- pësoni nën hetim Bujar Sefa.
Bujar Sefa: O shoku,
Asim Paluci: Urdhro.
Sefa: Si jeni o dajë si jeni? A keni gdhirë mirë?
Paluci: Mirë, mirë.
Sefa: A ka ngel ndonjë makinë fshehur, se unë dola.
Paluci: Jo, hala, asnjë hala.
Sefa: Si kanë gdhirë bimët sot?
Paluci: Mirë kanë gdhirë mirë, ç’i do.
Sefa: Ashtu se dro ishalla nuk na i prejnë or burrë, mos u dorëzoni se shpresa vdes e fundit.
Paluci: Aha dorëzu, s’kena ç’bëjmë më mo jo. Po mrom?
Sefa: Po për jo e këna lonë pra, për jo e këna lon gjasme me to.
Paluci: Për një javë gjoja apo më shumë?
Sefa: Për një javë mo se ma shumë…
Paluci: Të dielën a?
Sefa: po. Merri besimtarët se me qëllu vijnë i presin edhe sot asht për tu q…Për 5 min vijnë sepse o ka ardh është fuoristradë e bardhë n’Noj.
Paluci: Mirë. Aty jam dhe unë përballë. E kam hjek unë, në çadrën e kam hjek krejt.

Nga hetimi 3-vjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Personi A: Kallxo i kanë pre a s’i kanë pre.
Personi B: Jo për Zotin hala si kan pre.
Personi A: Hiqi ç’ato tubat or burrë te kroi, çoi te tubat e Ahmetit.

Në dosjen e dërguar në Gjykatë, SPAK ka renditur edhe biseda ku kultivuesit këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të kujdesshëm me mjetet e komunikimit dhe të përdorin aplikacionet me internet dhe radio, nga frika e përgjimeve.

Personi A: Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afër bimëve ta di, mos t’merrem me rob t’u fol kot.
Personi B: Po unë të bëj mesazh në telefon a naj gjo?
Personi A: Po ça mesazh o burrë, po ke radion, se çitu jam ke karburanti.

Gjatë hetimeve për këtë dosje u asgjesuan në kohë të ndryshme bimë kanabisi të kultivuara, teksa hetuesit zbuluan se kultivuesit kishin krijuar sistem vaditje dhe punësuar njerëz për kujdesin e saj.
Lënda narkotike mbillej në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, në 5 fshatra, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Gjithashtu, SPAK thotë se ata u ndihmuan nga efektivë policie dhe kryepleq për evitimin e kontrolleve, teksa 5 persona të përfshirë në kultivim dhe trafik, janë ende në kërkim. Kjo është një nga dhjetëra bisedat e përgjuara nga Prokuroria e Posaçme mes kultivuesve të kanabisit në fshatrat e Krujës, të cilët shqetësohen për kontrollet e policisë në zonë dhe kërkojnë të fshehin gjurmët.

Me provat që konsistonin në përgjime dhe rastet e sekuestrimit të bimëve të kanabisit në terren përgjatë 3 viteve, Gjykata e Posaçme la të shtunën në qeli pa afat, 7 nga 8 të arrestuarit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *