• |
ide | kryesore

Një ditë pas tensioneve në Veri, policia e Kosovës dhe KFOR pozicionohen në Zubin Potok

Lajme, Të fundit



Nga ora 06:30 ka filluar pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR në komunën e Zubin Potokut.

Barrikadat e hekurta që bllokojnë çdo hyrje në komunë tashmë kanë zënë vend. Nuk shihet asnjë qytetar serb i asaj komune në rrugë teksa aktualisht situata është e qetë.

Ndryshe, dje nga sulmet e protestuesve të dhunshëm serbë, të grumbulluar para objektit të Komunës së Zveçanit kanë pësuar lëndime 25 ushtarë të KFOR-it. Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka thënë se sulmet e paprovokuara janë të papranueshme, e ato janë dënuar edhe nga përfaqësues të ambasadave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe të vendit. Nga brutaliteti i protestuesve më së shumti kanë pësuar ushtarët e kontingjentit italian dhe hungarez.

Protesta, për të kundërshtuar kryetarët e sapozgjedhur të komunave, të hënën janë organizuar edhe në Zubin-Potok e Leposaviq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *