• |
ide | kryesore

E përplasi kali i egërsuar dhe e shtypi karroca: Sergio Rico në gjendje stabël, por rëndë e në terapi intensive

-Instant, Sport
Rico



Gjendja e portierit të PSG, Sergio Rico është “e qëndrueshme për sa i përket rëndësisë së dëmtimeve” të marra ditët e fundit. Spanjolli pësoi një aksident me kalë, një ditë pas fitores së titullit kampion në Ligue 1. Përditësimi i gjendjes së lojtarit është bërë e ditur nga burime në spitalin ‘Virgen del Rocio’ në Sevilje. Aktualisht Rico ndodhet i shtruar në terapi intensive. Portieri mbetet nën vëzhgim nga ekipi mjekësor i strukturës spanjolle. Policia ka vendosur të hapë një hetim për ngjarjen, për të kuptuar më mirë rrethanat që çuan në aksident. Rico, sipas asaj që mësohet, u rrëzua nga kali dhe u godit nga kafsha dhe një karrocë e tërhequr nga disa mushka.

SERGIO RICO, AKSIDENTI

Familja e sportistit i kishte përshkruar rrethanat e aksidentit në këtë mënyrë: “Sergio Rico udhëtoi dje në mbrëmje nga Strasburgu në Malaga dhe prej andej në El Rocío. E gjitha me lejen e PSG, pas fitores së Ligue 1. Pas rreth një orë e gjysmë të kaluar me familjarë e miq, ai u nis për në Meshën Papnore pranë ermitazhit, kur fatkeqësisht u godit nga një kalë i egërsuar dhe u shtyp nga një karrocë e tërhequr nga disa mushka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *