• |
ide | kryesore

Protestat në veri/ Serbët vijojnë me listë prezencën, shtohet presioni mbi Kosovën

-Instant, Lajme, Të fundit



Protestat kundër ushtrimit e detyrës së kryekomunarëve të rinj, në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, vazhdojnë edhe sot. Për të pestën ditë me radhë, protestuesit serbë janë mbledhur para komunës së Zveçanit dhe kanë nisur të nënshkruajnë në listën e pjesëmarrësve në tubim

Tensionet kanë përcjellë protestat që së fundmi janë zëvendësuar me fyerje e provokime. Ndërkaq kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar reflektim dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në veri të Kosovës. Ata kanë vë në presion diplomatik Kosovën për të shtensionuar situatën.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:

  1. Zgjedhje të reja, të menjëhershme.
  2. Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to.
  3. Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.



2 Comments

    1. po nuk i shpiku rama listat o vk, te gjithe keto metoda jane totalitare dhe e kan origjinen nga kgb qe i mori nga agjencia e pare bolshevika ceka dhe ajo i mori nga ohrana e carit. (okhrana)

      i njejti stil ne shqiperi dhe ne te gjithe lindjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *