• |
ide | kryesore

Mbi 50 qytetarë nga Bulqiza përfundojnë në spital, dyshohet për helmim

Lajme, Të fundit
Qytetarët-e-helmuar-në-Bulqizë



50 persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës i janë drejtuar qendrës shëndetësore me shenja helmimi. Personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme, por simptoma që shfaqin janë të njëjta: të vjella e diarre.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën. Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat dhe ka rezultuar se uji është i ndotur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *