• |
ide | kryesore

Nga Joana Duro te Alda Klosi e Arlind Gjokutaj, si “ranë” zyrtarët e lartë të Ramës në prangat e SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë dyshuar të përfshirë në aferë.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro u ndalua në flagrancë të premten për veprën penale të “korrupsionit…”. Ndalimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, pas një hetimi të kryer lidhur me një procedurë prokurimi.

Sipas SPAK, operacioni për këtë aferë korruptive vijon për mundësimin e ndalimit dhe identifikimit të personave të tjerë të përfshirë. Ndërkohë nuk u bënë me dije të dhëna të tjera lduke argumentuar se çështja është në hetim.

Kryeministri Edi Rama pretendoi gjatë fjalës së tij në një takim post elektoral se qeveria e kishta hapur këtë “kuti të pandorës”, duke aluduar se zyrtarët e lartë nuk kishin mbrojtje prej hetimeve.

“Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti”, the kryeministri.

Duro nuk është e para zyrtare e lartë e qeverisë që arrestohet pas akuzave të ngjashme. Më herët këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjokuta i ka mohuar akuzat dhe po hetohet me masën “detyrim paraqitjeje”. Po ashtu në hetim dhe e arrestuar është ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi./BIRN



4 Comments

  1. ky vet i ben vet i arreston. i perdor deri ne fund. keta te paafte tia dalin vete , zgjedhin pushtetin dhe korrupsionin.

  2. Këta janë maja e majës së ajzbergut. Këta që “kapen”nuk janë tjetër viktima të Ramës. Ngaqë është në dijeni për të gjitha ç’bëhet në piramidën e tij i djeg ca ushtarë të vegjël për të mbrojtur gjeneralët o për të mbuluar skandalet që shihen hapur.Kesaj radhe dogji për skandalin e lirimit të trafikantit Tahiri dhe atyre që bënë të mundur makinacionin e skandalit!!!

  3. Kjo shfaqije se kyKM, po lufton korrupsionin me nisje grimcash, po per maloret e baderdine e korrupsionit qe ka drejtuar e pervetesuar kur e kush do e ndjeke qe kane rrjepur e vjedhur sa qe te kish ndodhur ne cdo shtet tjeter, kjo bande duhej te perfundonte pas hekurave e te mos bebezinte. Ketu te pa moralshmit, banditet,e horrat na bejne moral, e po demonstrojne trimeri se gjoja po luftojne korrupsionin.

  4. Dilni e hidhni valle te dashur vellezer edhe per 4 vjet te tjere.Nuk donit ndryshim .Ate qe benin me mire ate po bejne rilindasit, te vjedhin deri te 50% te fondeve apo koncensioneve.E ju ate qe keni bere tere jeten me mire ,ate po beni : nenshtrimin,qe nga 45 e deri tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *