• |
ide | kryesore

Video/ Ngjarje e rëndë në Argjentinë: tifozi bie nga tribuna dhe humb jetën, pezullohet River-Defensa

-Instant, Sport, Video
River



Tragjedi e rëndë në Argjentinë. Gjatë ndeshjes mes River Plate dhe Defensa Y Justicia, një tifoz u rrëzua nga tribuna e stadiumit Monumental dhe humbi jetën duke goditur me kokë në përplasje. Sipas rindërtimit të gazetës argjentinase Clarin, tifozi ishte ngjitur mbi një portë të tribunës Sivori dhe, më pas, u lëshua në zbrazëti. Ndeshja u ndërpre në minutën e 26′ nga arbitri pas kërkesës insistuese të një numri të madh të tifozëve. Episodi është filmuar nga kamerat e stadiumit dhe po kontrollohet nga hetuesit, që po hetojnë për vetëvrasje. Emri i tifozit që u nda nga jeta është Pablo Marcelo Serrano, 53 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *