• |
ide | kryesore

Video/ Festë në Monumental, River Plate kampion i Argjentinës: atmosferë e paharrueshme në stadium

-Instant, Sport, Video
River Plate


River Plate është kampion i Argjentinës për herë të 38. Estudiantes është mundur 3-1 dhe vendasit rrëmbyen titullin në shtëpi me dy ndeshje para kohe. Një sukses i arritur në një Monumental me një atmosferë të paharrueshme. Elozhe të jashtëzakonshme për trajnerin Martin Demichelis, i aftë për të krijuar një ekip shumë të ri duke kompensuar transferimet e Fernandez dhe Julian Alvarez, shtyllat autentike të Milionarios.

Beltran-De La Cruz-Barco: trisi i shënuar ndaj Estudiantes që në pjesën e pare, nisi festën në Buenos Aires. Festë që nisi me lojën që nuk kishte mbaruar ende. Një sezon triumfues, që largon çdo dyshim për cilësinë e skuadrës dhe fidanishtes së klubit argjentinas. Lamtumira e Marcelo Gallardo, totemi absolut i bardhekuqve, dukej i vështirë për t’u tretur. Martin Demichelis, i cili në vetëm një sezon u bë idhull dhe objekt këngësh e pankartash, u kujdes për të sistemuar gjërat.

Lexo më tej: Video/ Penallti në shtesë, plas sherri masiv në River Plate-Boca Juniors: 7 të përjashtuar e policia në fushë

Teknikun e ndihmuan një grup të rinjsh të talentuar, mbi të gjithë Lucas Beltran. Djaloshi i dalë nga River, zhbllokoi rezultatin në ndeshjen vendimtare. E bashkë me të Pablo Solari, Santiago Simon e shumë të tjerë. Bardhekuqtë hakmerren kështu për titullin e vitit 2022 të fituar nga Boca Juniors. Xeneize kanë qenë protagonistë të një sezoni të dobët dhe nuk luajtur kurrë realisht për titull.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *