• |
ide | kryesore

I ati i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali nga i vëllai: Ishte aksidentale

Lajme, Të fundit



I ati i Enriko Aliajt, të riut shqiptar i cili u vra  me plumb në kokë në Itali ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike për mediat italiane. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se nata e zezë e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale. Ai thotë se i vëllai i viktimës, pra djali i tij i dytë ishte duke luajtur me armë dhe e qëlloi Enrikon gabimisht.

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj , babai i Enrikos. I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.

Ngjarja e  rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në privincën e Piacenzas. Dyshohet se vëllai i tij 18-vjeçar e ka qëlluar aksidentalisht. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia e trupit të 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.

Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll. Profesori i Enrikos, Sergio Segalini ka thënë se komuniteti i zonës është tronditur nga ngjarja, ndërsa i riu shqiptar ishte shumë aktiv në ndihmë të kujtdo që kishte nevojë për ndihmë. Enriko jetonte me prindërit e tij, vëllain 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël.



1 Comment

  1. Vetëm shqiptaret po bejn krime te frikshme ne familje. Me siguri dhe Covidi ka ber te veten sepse prindërve i eshte mpir truri. Nuk dinte per armen thot babai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *